Arsenali dhe Tottenhami barazuan 2-2 në "Emirates", me derbin e Londrës që vlente për javën e gjashtë në ligën elitare të futbollit anglez. Ndeshja u hap me autogolin e Romeros në minutën e 26-të, ndërsa Tottenham barazoi me Son në minutën e 42-të. Duhej Saka që në të 54 minutë të kalonte "Topçinjtë" në avantazh, ndërsa një minutë më vonë sërish Son vendosi ekuilibrat. Tottenham dhe Arsenal ndajnë vendet 4 dhe 5 me 14 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 9 Maj, 13:00

    PS propozon masa më të ashpra për shoferët e dehur e ata të rinj, si iu duket?