GOLAT/ Armando Broja rikthehet pas nëntë muajsh, Chelsea pëson humbje! Arsenali dhe Tottenham barazojnë 2-2, Liverpool bën detyrën

Armando Broja rikthehet pas dëmtimit te Chelsea

Premier League në Angli zhvilloi javën e gjashtë. Me fillim nga ora 15:00 këtë të diel u luajtën katër duele. Në Londër, Arsenali dhe Tottenhami barazuan 2-2. Chelsea humbi 0-1 me Aston Villa, teksa 11 minuta në fushë luajti edhe Armando Broja. Në "Anfield Road", Liverpool fitoi 3-1 kundër West Ham-it.

Në "Stamford Bridge", Chelsea humbi 0-1 kundër Aston Villas për javën e gjashtë në Premier League. Një gol i Uatkins në minutën e 73-të i dha tri pikë miqve, me Villan që vinte pas humbjes në Conference League. Për Chelsean 11 minuta në fund luajti edhe Armando Broja, me sulmuesin e Kombëtares që nuk mundi t'i jepte një dorë të tijve. Kujtojmë se Broja rikthehet në fushë pas nëntë muajve të vështirë nga dëmtimi. Pas gjashtë javësh, Blutë kanë vetëm pesë pikë në klasifikim.

Arsenali dhe Tottenhami barazuan 2-2 në "Emirates", me derbin e Londrës që vlente për javën e gjashtë në ligën elitare të futbollit anglez. Ndeshja u hap me autogolin e Romeros në minutën e 26-të, ndërsa Tottenham barazoi me Son në minutën e 42-të. Duhej Saka që në të 54 minutë të kalonte "Topçinjtë" në avantazh, ndërsa një minutë më vonë sërish Son vendosi ekuilibrat. Tottenham dhe Arsenal ndajnë vendet 4 dhe 5 me 14 pikë.

Në "Anfield Road" Liverpooli fitoi 3-1 me West Ham. Salah, Nunez dhe Diego Jota shënun për djemtë e Klopp, ndërsa Bouen realizoi te miqtë. Liverpool merr fitoren e pestë radhazi dhe është në vendin e dytë, vetëm dy pikë më pak se City kryesues.

Sheffield United humbi 0-8 në shtëpi nga Newcastle për javën e gjashtë në Premier League. Miqtë dominuan ndeshjen, duke u bërë skuadra e parë në elitën e futbollit anglez që fiton me tetë gola të shënuar nga tetë futbollistë të ndryshëm benda 90 minutave. Sean Longstaff, Dan Burn, Sven Botman, Callum Wilson, Anthony Gordon, Miguel Almiron, Bruno Guimarães dhe Alexander Isak dërguan topin në rrjetë. Me nëntë pikë, Newcastle ngjitet në vendin e tetë.

Premier League - java 6, e diel:

Arsenal 2-2 Tottenham

Brighton 3-1 Bournemouth

Chelsea 0-1 Aston Villa

Liverpool 3-1 West Ham

17:30 Sheffield United 0-8 Newcastle

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Newcastle dhuron show, fiton 0-8 kundër Sheffield! Rekord i ri në Premier League

Sheffield United humbi 0-8 në shtëpi nga Newcastle për javën e gjashtë në Premier League. Miqtë dominuan ndeshjen, duke u bërë skuadra e parë në elitën e futbollit anglez që fiton me tetë gola të shënuar nga tetë futbollistë të ndryshëm benda 90 minutave. Sean Longstaff, Dan Burn, Sven Botman, Callum Wilson, Anthony Gordon, Miguel Almiron, Bruno Guimarães dhe Alexander Isak dërguan topin në rrjetë. Me nëntë pikë, Newcastle ngjitet në vendin e tetë.

Ora 17:26
Armando Broja lë pas dëmtimin, momenti kur rikthehet në fushë për Chelsea-n (VIDEO)

Chelsea humbi 0-1 kundër Aston Villas për javën e gjashtë në Premier League. Për Blutë e Londrës në fushë u rikthye edhe Armando Broja. Trajneri Pochettino vendosi ta hidhte sulmuesin e Kombëtares në fushë në minutën e 79-të, duke i zënë vendin Caicedos. 22-vjeçari dukej në formë, edhe pse kishte nëntë muaj që nuk luante për shkak të dëmtimit në gju. Duket se veç klubit nga Londra, edhe trajneri i Kombëtares Sylvinho merr lajmin e mirë për rikthimin e sulmuesit.

Ora 17:13
VIDEO/ Pesë fitore radhazi, Liverpool fiton dhe me West Ham-in dhe ndjek City-n

Në "Anfield Road" Liverpooli fitoi 3-1 me West Ham. Salah, Nunez dhe Diego Jota shënun për djemtë e Klopp, ndërsa Bouen realizoi te miqtë. Liverpool merr fitoren e pestë radhazi dhe është në vendin e dytë, vetëm dy pikë më pak se City kryesues.

Ora 17:11
Spektakël në 'Emirates', Arsenali barazon 2-2 kundër Tottenham (VIDEO)

Arsenali dhe Tottenhami barazuan 2-2 në "Emirates", me derbin e Londrës që vlente për javën e gjashtë në ligën elitare të futbollit anglez. Ndeshja u hap me autogolin e Romeros në minutën e 26-të, ndërsa Tottenham barazoi me Son në minutën e 42-të. Duhej Saka që në të 54 minutë të kalonte "Topçinjtë" në avantazh, ndërsa një minutë më vonë sërish Son vendosi ekuilibrat. Tottenham dhe Arsenal ndajnë vendet 4 dhe 5 me 14 pikë.

Ora 17:10
VIDEO/ Chelsea-s s'i 'bën derman' as Armando Broja, Aston Villa fiton në Londër

Në "Stamford Bridge", Chelsea humbi 0-1 kundër Aston Villas për javën e gjashtë në Premier League. Një gol i Uatkins në minutën e 73-të i dha tri pikë miqve, me Villan që vinte pas humbjes në Conference League. Për Chelsean 11 minuta në fund luajti edhe Armando Broja, me sulmuesin e Kombëtares që nuk mundi t'i jepte një dorë të tijve. Kujtojmë se Broja rikthehet në fushë pas nëntë muajve të vështirë nga dëmtimi. Pas gjashtë javësh, Blutë kanë vetëm pesë pikë në klasifikim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?

×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente