Spektakël në Super Bowl, fitojnë Patriots, Tom Brady legjendë (FOTO)

Spektakël në Super Bowl, fitojnë Patriots, Tom Brady legjendë (FOTO)

Pak emocione, vetëm një touchdown por në fund fitojnë gjithnjë New England Patriots. Në edicionin e 53-të të finales së madhe të Super Bowl në Atlanta të Shba-së New England Patriots fitojnë 13-3 ndaj Los Angeles Rams dhe fitojnë për herë të gjatë Super Bowl-in.

Gjashtë triumfe për Patriots ashtu si edhe për sportistin Tom Brady që gjithmonë e më shumë shndërrohet në një legjendë të këtij sporti. Një paraqitje spektakolare ka bërë Julian Edelman që është zgjedhur edhe si lojtari më i mirë i finales ndërsa ka zhgënjyer Jared Goff.

41 vjeçari Tom Brady i emocionuar pas finales ka thënë :” Ishte një vit i pabesueshëm ku kemi luftuar shumë. Kundërshtarët luajtën shumë mirë dhe kishin një mbrojtje të jashtëzakonshme duke na e bërë më të vështirë” e mbyll Brady. Spektakël pati edhe përpara fillimit të finales ku himni amerikan u këndua nga këngëtarja Gladys Knight.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj