Spektakël por jo fitues në Holandë-Gjermani! Kolumbia thyen Argjentinën, Brazili në krizë (VIDEO)

Spektakël por jo fitues në Holandë-Gjermani! Kolumbia thyen Argjentinën, Brazili në krizë (VIDEO)

Moment nga ndeshja Holande-Gjermani

Superdueli i grupit 3 në Ligën A të Ligës së Kombeves mes Holandës dhe Gjermanisë ka prodhuar 4 gola por jo fitues. Ndeshja në Amsterdam mes dy kombëtareve që vinin pas fitoreve tenistike u zhbllokua që në minutën e 2, pasi Rijenders gjeti shpejt golin për ‘tulipanët’.

Brenda pjesës së parë ‘panzerat’ arritën të përmbysnin shifrat me protagonist sulmuesin Denis Undav. 28-vjeçari i Sttutgart fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 38, ndërsa në vijim asistoi për Kimmich që përmbysi shifrat në 1-2 para se përfaqësueset ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Ne pjesen e dyte goli i Dumfries vulosi rezultatin perfundimtar, teksa Holanda dhe Gjermania ndajne vendin e pare ne grupin e Liges se kombeve pas 2 ndeshjeve te para me 4 pike.

Në grupin 2 të Ligës B të Ligës së Kombeve Anglia mori një tjetër fitore me rezultatin e pastër 2-0 kundër Finlandës. Në Uembley pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën vulosi ‘dopita’ e sulmuesit Harry Kane.

Befasi te medha erdhen nga kualifikueset e Boterorit ne Ameriken e Jugut, teksa fillimisht Argjentina u mposht 2-1 nga Kolumbia. Per kampionet e botes kjo ishte humbja e pare ne 13 ndeshjet e fundit, por qe nuk komplikon asgje per kompeticionin e madhe te 2026. Mosquera zhbllokoi shifrat, ndersa ne pjesen e dyte barazoi Nico Gonzales per Argjentinen. Megjithate James Rodriguez nuk e kishte thene ende fjalen e fundit.

Situatë shumë më e ndërlikuar është ajo e Brazilit, që në ndeshjen e tetë kualifikuese mori humbjen e 4. ‘seleçao’ që është shumë larg ditëve të lavdishme u mposht 1-0 nga Paraguaji. Këtë 90 minutësh e vulosi goli i Gomez në minutën e 20, duke e lënë Brazilin në vendin e 5 në grup, me po aq pikë sa Venezuela e vendit të 6. Një pozicion që i rrezikon kualifikimin në Botërorin e 2026. Gjendjen ku është Brazili e tregon edhe fakti që në 14 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet ka fituar vetëm 4.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ishte nisur  ilegalisht për në Britani, 25 vjeçari nga Kukësi mbahet peng në Francë për 24 mijë euro! Arrestohen 2 ndihmësit (EMRAT)

Ishte nisur ilegalisht për në Britani, 25 vjeçari nga Kukësi mbahet peng në Francë për 24 mijë euro! Arrestohen 2 ndihmësit (EMRAT)