Afera 'Partizani'/ SPAK merr të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin! Akuzohen me 500 faqe për korrupsion në bashkëpunim! Ish-kryeministri i sulmon: Shpella e krimit të organizuar

TIRANË- SPAK mori sot (11 shtator 2024) zyrtarisht të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi lidhur me me aferën e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani".

Me një dosje me prova prej 500 faqesh dy prokurorët e SPAK akuzojnë ish-kryeministrin për 'korrupsion pasiv' e kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e akuzojnë për 'korrupsion pasiv e kryer në bashkëpunim dhe 'pastrim parash". Por Sali Berisha, ende pa e lexuar dosjen, shpërtheu në akuza ndaj SPAK, duke i cilësuar 500 faqet si 'mashtrime'.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Sali Berishën se gjatë kohës që ka qenë në krye të qeverisë ka favorizuar dhëndrin e tij  një nga ish pronarët e truallit, mbi të cilin më pas, u ngrit 19 kulla. 

"Jam i pandehur. Më akuzojnë për 500 faqe mashtrime, mashtrime dhe mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdim i një hakmarrje politike, zbatim i një urdhri mafioz politik,  dhe për mua nuk ndryshon asgjë. Më ka korruptuar dhëndri im, e ke parë ti (qesh)!' tha Berisha sapo doli nga SPAK ku qëndroi për 20 minuta.

Nuk e fshehu dot revoltën.

 Para turmës së militantëve dhe deputetëve besnikë të cilët i kishte ftuar për ti bërë presion Prokurorisë së Posaçme ish-kryeministri shigjetoi kreun e SPAK dhe prokurorët e dosjes si 'mercenarë të Edi Ramës'. Akuzat për prokurorët ishin identike si ato të çdo nate nga ballkoni i katit të tetë ku ndodhet në 'arrest shtëpie'  prej 30 dhjetorit 2023.

"Piramidë fund e krye mashtrimi! Shpella e krimit të organizuar në Shqipëri" tha Berisha 

Sulmet dhe presioni ndaj SPAK e nisi para se të hynte në godinë ku e prisnin prokurorët që do i komunikonin akuzën. Në një deklaratë të përgatitur me shkrim dhe që e lexoi para milintantëve hodhi poshtë se ka bërë presion apo ka detyruar dikë për të firmosur dokumente për privatizimin e sport klub partizanit dhe akuzoi Ramën se në bashkëpunim me kreun e SPAK Altin Dumani krijuan atë që e quan 'piramidë mashtrimi'

"Krijoi piramidë mashtrimi. Sot po shkoj të marrë akuzën politike. Akuzë pa provë, fakt e dokument por vetëm të diktuar nga Edi Rama. Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim" tha Berisha.

Për militantët e mbledhur, sa një grusht, siç e konfirmuan edhe pamjet me dron të Report Tv,  Berisha u mbajti edhe një fjalim dhe u foli për fitore.

“Ju ftojmë që të vazhdojmë këtë betejë si betejë të fitores” tha ai.

Përveç mbështetësve, në betejën kundër SPAK Berisha tërhoqi edhe deputetët që më parë nuk i është rreshtuar në akuzat ndaj drejtësisë, si Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj apo Dhurata Çupi. Menjëherë pas fjalës Berisha u kthye në shtëpi, ndërsa militantët u shpërndanë, për të mos pritur edhe dhëndrin Malltezi, të cilin e lanë vetëm në Prokurorinë e Posaçme, për t’u njohur edhe ai zyrtarisht me akuzat.

Malltezi del me dosjen 500 faqe
Në orën 14:00 në SPAK i shoqëruar nga policia dhe avokatët u paraqit i vetëm Jamarbër Malltezi. Ndryshe nga vjehrri i tij që qëndroi 20 minuta në SPAK, Malltezi qëndroi vetëm 5 minuta. Sa firmosi se mori dijeni për akuzën dhe me dosjen prej 500 faqesh nën sqetull doli nga godina e SPAK i shoqëruar vetëm nga një polic dhe avokati i tij.

Jashtë si Berisha sulmoi prokurorët e SPAK.

"Pashë disa shërbëtorë të Edi Ramës të tmerruar. Kanë dhënë një akt akuzë që përmban gënjeshtra" tha Malltezi.

Çfarë ndodhi brenda në SPAK?
Avokatët firmosën marrjen në dijeni të akuzës dhe u njohën me aktet e provat që ka vënë në dispocizion.Një dosje voluminoze prej 500 faqesh. Avokatët pasi të shqyrtojnë dosjen kanë të drejtë të bëjnë pretendimet e tyre.

Ndërkohë ndaj familjes Berisha vijon hetimi pasuror. Dy prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja kanë afat deri më 2 tetor për të vendosur nëse në gjykim do të çojnë të tërë dosjen, pra dhe hetimin pasuror apo do e ndajnë në një moment me fraksion. 

Hera e parë
Kjo është hera e parë që  një ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Paraditen e sotme policia kishte shtuar masat e sigurisë para SPAK dhe e kishte rrethuar me kordon sigurie, pasi Berisha kishte thirrur militantët dhe deputetët mbështetës para SPAK për ti bërë presion drejtësisë. 

Hetimet 4 vjeçare dhe 255 ditët e Berishës në arrest shtëpie
Dosja (procedimi penal) për të cilën është marrë i pandehur Sali Berisha dhe dhëndri i tij ka nr 287 të vitit 2020.

SPAK nisi hetimet prej 2020 për veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani.

Tre vite më pas, më 21 tetor 2023 policia arrestoi Jamarbër Malltezin sapo kishte zbritur në Rinas pasi GJKKO kishte firmosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndërsa për Sali Berishën ishte caktuar ‘detyrim me paraqitje’ në prokurori.

22 tetor 2023 SPAK zyrtarisht njoftoi se po hetonte Berishën për akuzën 'Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë” dhe Malltezin për 'Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë dhe Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe se ndaj tyre GJKKO kishte firmosur masat e sigurisë dy ditë para, pra 20 tetor. 

Për shkak të refuzimit të Berishës për të zbatuar vendimin e gjykatës, SPAK i kërkoi leje Kuvendit për arrestimin dhe më 30 dhjetorit 2023 GJKKO rëndoi masën e sigurisë duke e vënë në ‘arrest shtëpie”. Ndërsa një muaj pas arrestit të Malltezit, (21 nëntor 2023) Apeli i GJKKO-së zbuti masën e sigurisë për  të  duke e lënë në ‘arrest shtëpie” Malltezin

Si e favorizoi Berisha dhëndrin që fitoi 5.4 mln euro 
Ish-kryeministri Berisha, akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

1- SPAK thotë se Sali Berisha në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi  

2- Sali Berisha në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të  Jamarbër Malltezit

3- Në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të Malltezit, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Malltezi akuzohet se ka kryer privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni nga sportive në të banimit dhe përdorur për përfitime materiale.

"Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro' deklarohej në njoftimin e SPAK të 22 tetorit 2023

 Në hetim nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ ishte dhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndertues i kullave ne ish-kompleksin Partizani, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me të për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar Malltezit, dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro. 

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:42
Afera Partizani/ SPAK merr të pandehur dhe dhëndrin e Berishës! Jamarbër Malltezit i japin me vete dosjen 500 faqe

 

Nuk ka zgjatur as 5 minuta qëndrimi i Jamarbër Malltezit brenda në SPAK.

I janë komunikuar akuzat ‘korrupsioni pasiv’ ‘pastrim parash”

Me kapele në dorë dhe me dosjen e akuzës, pasi doli nga SPAK, Malltezi ashtu si vjehrri i tij sulmoi SPAK

"Duhen mëshiruar për ku e kanë ulur veten. Të njëjtat (akuza) që kanë nisur. Jemi në situata afërmëndsh” tha Malltezi.

Ora 13:22
‘Dosjet e Ballukut ishin palë-palë, vodhi 90% të rrugëve’! Berisha u tregon militantëve çfarë pa në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në SPAK, pasi u mor zyrtarisht i pandehur për aferën Partizani.

Teksa foli për militantët, pasi doli nga SPAK, ai u shpreh se atje ndër të tjera pa që Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku i kishte dosjet palë- palë.

 “Qytetarët e qytetarët e Shqipërisë duhet ta dinë se sot ata janë vendimmarrësit e këtij vendi. Se sot ata janë vlera morale e kombit shqiptar. Se sot ata janë e drejta dhe shpresa e një kombi. Miqtë e mi, ua thashë edhe medieve. Çfarë gjeta unë këtu? Këtu gjeta Edi Ramën, i cili pozonte me orën 500 mijë euro të dhënë nga trafikantët tek udhëtonte për në Aruba. Gjeta Linda Ramën të regjistruar tek ndërhynte për tenderat e kunatit të vet. Gjeta Olsi Ramën si kryesori i grupit të Xibrakës, por edhe udhëheqës i Amant Josifit. Gjeta kanionin e Gjipesë, të grabitur nga Edi Rama.

Gjeta Taulant Ballën tek shpërblehej nga Sokol Çela, tek merrte nga Sokol Çela 1 milion euro për shpërblimin e dy vrasësve në Shkodër, që i vunë dinamitin Lulzim Kullës. Gjeta edhe ata që kishin planifikuar të vrisnin politikanin afër Edi Ramës, vetëm e vetëm për të hapur hapësirën për ta, por nuk i pyet kush se janë banditë dhe superpolitikanë. Çfarë gjeta këtu? Gjeta Lubi Ballukun, e cila i kishte dosjet palë-palë të ndryra, që u vjedh shqiptarëve 90 përqind të fondeve të rrugëve. Gjeta të shpërfytyruarin Erion Veliaj, i cili si mi kujdesej se mos i hapeshin dosjet”, tha ai.

Ora 13:09
VIDEO-LAJM/ Berisha si Kim Jong Un, shkon në SPAK me makinën e rrethuar nga 20 truproja

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot (11 Shtator) në SPAK, teksa e ka lënë godinën pak minuta më parë, të shoqëruar me një fjalim në mikrofon para mbështetësve të tij.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte momenti i mbërritjes dhe ai i largimit të kryetarit të PD, i cili prej datës 30 Dhjetor 2023 ndodhej nën arrest shtëpiak dhe vetëm ditën e sotme doli nga banesa, pas lejes që iu dha, teksa iu komunikua edhe akuza e korrupsionit pasiv, për dosjen e “Kompleksit Partizani”.

Teksa mjeti kalonte nëpër turmën e mbështetësve që nuk ishin edhe aq të shumtë, në videon që po publikon Shqiptarja.com dhe Report TV, bie në sy ai i shoqëruesve që rrethonin mjetin, e që të kujtonin pamjet e paradave të liderëve autoritarë si ai koreano-verior Kim Jong Un, ku dhjetëra truproja rrethojnë mjetin dhe e shoqërojnë për efekte të sigurisë.

Rreth 20 persona u panë përqark veturës së ish-kryeministrit në mbërritje dhe largim, që pengonin personat e ndryshëm të afroheshin apo të tentonin ndërhyrje dhe kontakt fizik.

E gjithë makina në çdo pëllëmbë me persona që mbanin duart hapur dhe madje mbështeteshin pas trupit të mjetit si gardh sigurie, sikur t’i trembeshin ndonjë sulmi.

Ora 12:56
Afera ‘Partizani’/ Berisha i revoltuar del nga SPAK, ende pa lexuar dosjen: Janë 500 faqe mashtrime! Bën ironi: Po, më ka korruptuar dhëndri im

Sali Berisha u shfaq i revoltuar mesditën e sotme (11 shtator 2024) kur doli nga SPAK pasi iu komunikua akuza 'korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit 'Partizani' 

Pa e lexuar ende dosjen, tha se 'Janë 500 faqe mashtrime" 

Madje e përsëriti tre herë "mashtrime, mashtrime dhe mashtrime”.  E me ironi iu kthye SPAK duke thënë “se e ka korruptuar dhëndri i tij”.  

Më pas sulmoi prokurorinë e Posaçme duke e quajtur organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë dhe me ironi tha se "në zonën muzeale pa gjendej ora 400 mijë euro e qëndisur me diamante e Ramës, apo Ymer Lala që i jepte Dumanit 1 mln euro apo Taulant Balla qe merrte shpërblim nga Suel Çela."

Berisha: Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të SKAP, gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Ramës, gjendjej fotografia, jo origjinali, se origjinalen e ka ai. Gjendej fotografia e Amant Josift për meritat e tij për spekulimin e mashtrimit botëror, gjendej Ymer Lala tek i jepet Dumanit 1 mln euro për pyetjen që si bëri, gjendej Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës për lirimin e vrasësve të Lulzim Kullës. Gjendeshin horrat që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë format më të neveritshme të presionit duke përdor dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng. Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë dhe që tregonin që është një delikuente e dënuar. Gjendeshin 300 mln euro të sterilizimit të Ramës dhe Beqajt, gjendeshin 300 mln euro të Vilma Nushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 mld euro të Ramës dhe Alabbar. Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri, organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.

Çfarë akuze ju komunikoi? Je zyrtarisht i pandehur?

Berisha: I pandehur, atë akuzë që kam patur (korrupsion pasiv). Asgjë tjetër përveçse 500 faqe mashtrime, mashtrime. Më ka korruptuar dhëndri im.

Asgjë nuk ndryshon, është vazhdim i një hakmarrje politike. Zbatimi i një urdhri mafioz politik dhe për mua kjo nuk ndryshon asgjë. Ajo që është themelore, është që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt dokument, që të dëshmojë që në gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël e ligjit. Është zbatuar ligji dhe vetëm ligji. Nuk ka asnjë firmë të Sali Berishës në kthimin, kompensimin.

Masa arrest në shtëpi do iu pengojë për fushatën zgjedhore?

Berisha: I gjithë qëllimi i kësaj është t’i kapim kokën PD. U garantoj shqiptarëve se Rama do të përgjigjet për këtë, u garantoj demokratëve se shumë shpejt do ta lëshojmë me atë që ai ka aq qef, në tokë.

Tashmë që çështja do të kalojë në gjykatë, do paraqiteni në Gjykatë?

Berisha: Unë jam paraqitur, është hera e dytë. Problemi im është këtu, se jam vënë në hetim 3 vjet pa u thirri njëherë. Sapo më kanë thirrur kam ardhur. Masat u vendosën pa më thirrur, pa më pyetur, në kundërshtim me Kushtetutën, pa më pyetur.

Do jeni ju kandidati për kryeministër i PD?

Berisha: Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do ketë garë për kandidatin për kryeministër. Cilido të vijë ta sfidojë Berishën, por padiskuim drejt fitores.

Ora 12:04
‘Partizani’/ Do merret i pandehur, Berisha sulmon SPAK: Prokurorë mercenarë të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK ku do t’i komunikohet akuza për aferën Partizani. Berisha sulmoi SPAK duke e quajtur një Prokurori private të Ramës, ndërsa sulmoi edhe prokurorët duke thënë se janë mercenarë të Ramës. 

"Prokuroria politike private e Ramës, SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të ish kreut të grupit të PS dhe ish ministrit të brendshëm ka hetuar Berishën në tre breza, gjeri tek mbesat, qysh prej një kohe kur ato nuk kishin lindur. Mbajnë në arrest antikushtetues, kryetarin e opozitës pa asnjë fakt dokument apo dëshmi, veçse me dëshirën dhe vendimin e Ramës, kërkesën e tij publike në Kongres dhe Asamblenë e PS, si dhe me kërkesë në publike dhe jo publike tashmë të njohur të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si McGonigal. Skap, me dosjen partizani, krijoi piramidë mashtrimi, fshehu dhe manipuloi qindra dokumente publik dh elan ë burg të paligjshëm shtëpie Berishën me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Ramës. Rezulton se në dosjen e klubit s’ka asnjë çështje penale, mungon fakti penal dhe shteti s’ka humbur asnjë qindarkë publike, përkundrazi ka fituar nga zbatimi i ligjit. Prokurorët politik, mercenarë, e dinin që ishte mashtrim", tha Berisha. 

Ora 11:51
A ka PD kandidat rezervë për kryeministër? Ja si përgjigjet Berisha ndërsa do merret i pandehur nga SPAK

Kryetari i PD, Sali Berisha dha një prononcim të shkurtër për mediat, teksa doli nga banesa për të shkuar në SPAK, ku do t’i komunikohet akuza për aferën Partizani.

Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD ka një kandidat rezervë për kryeministër.

A keni kandidat rezervë për kryeministër? Këtë do Rama, po s’ia cakton kandidatin kësaj partie.

Ju çfarë doni? T'u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Ora 11:40
Do merret i pandehur për aferën 'Partizani', Berisha del nga shtëpia pas 255 ditësh dhe niset drejt SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa dhe është nisur drejt Prokurorisë së Posaçme ku do t'i komunikohet akuza për aferën Partizani. Në dalje të banesës, pas rreth 8 muajsh, Berisha dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat.

Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh? Ndiehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë. Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.

Çfarë vendimi prisni sot nga SPAKNjë trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.

Ish kryeministri ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, dhe ka qëndruar pa dalë nga shtëpia për 255 ditë. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 12/09/2024 10:00

    Me thon drejten qysh se filloi ky Spaku morem vesh se paska pas korrupsion ne fushat e Partizanit…Kane ndodhe tragjedi me te medha ne kete vend qe i di cdo shqiptar dhe spo shoh asnje akuze apo denime… Jepi cik me shpejt o SPAK se kemi 33 vite duke prit te famshmen drejtesi..

    Përgjigju
  • Koha: 12/09/2024 00:00

    Kjo date tregon se iku koha e Berishës , tani vjen koha per brezin e ri ne politike ndoshta Gazi ndoshta Basha ndoshta edhe Arlindi ose dikush tjeter , tani mbetet per tja lene kohes se kush do jete luani politik i opozites ne 2025 , pra ne 2025 kemi Zgjedhje jo per mazhoranc ama per opozite , kush merr opiziten ne 25’ , merr pastaj kalin e trojes qe rrezon qeverine me breke ne kembe me politika dhe brez vjeter politik ! Nje shije dhe nje skenar film tipik i kinostudios

    Përgjigju
  • Tahipi: 11/09/2024 22:19

    O qa 500 faqe kurupsjon ky shdukje personi shantazh.e të gjitha poshtersirat

    Përgjigju
  • Analisti: 11/09/2024 22:19

    Pse nuk flisni për korrupsioni politik sic është ligji për gardën e republikës ku u ndryshua ligji nga ps vetëm për të Çuar komandant garde kushëririn e Kastratit. Shikoni seancën plenare të 27.03.2024 ku Gaz Bardhi e k thënë qe do zgjidhet ky qe u zgjodh dje. Këtë denonconi se sa poshtë la rënë ky shtet dhe kjo mazhorancë, e mos u merrni me pallavra se ju jeni dhe media e pavarur

    Përgjigju
  • Beni: 11/09/2024 20:50

    Me ne fund SPAK polli akuzen dhe e akuzoi Berishen. Tani ka kohe dhe personel ti pervishet pasardhesit te Berishes, Rames, ku do ti duhen 50.000 faqe per korrupsionin e rende qe ka bere e vazhdon te beje.

    Përgjigju
  • Ridi: 11/09/2024 15:17

    O Sali o Kolloz, po shite dhendrrin per vajzen si baxhanakun per Gerdecin. Po pastaj duhet te mendosh edhe per djalin o kolloz, ka aq shume Zeni per te lare sa duhen shume si Mediu qe te shesesh dhe te fitosh dicka. Narko shteti dhe Spaku nuk duken shakao kolloz

    Përgjigju
  • spak usa: 11/09/2024 14:00

    kryeni punene e futeni ne burg me ket felliqesire dhe vazhdoni me meten e te gjithe qe vodhen shkatruuan e ropen ket vend

    Përgjigju
  • Lala: 11/09/2024 13:43

    Korruption? Vetem? Qr Si shpetojn keta.

    Përgjigju
  • sali: 11/09/2024 13:41

    Ketij i duhej ngritur akt akuze per venie pasurije te paligjeshme dhe ti kontrollohet si ka vene qindra milione dollare pasuri ai dhe familja e tij

    Përgjigju
  • Turi: 11/09/2024 13:36

    Nuk keni faj ju o politikane bastarde qe keni vjedhur te gjithe gjate ketyre 30 vjeteve te gjithe bashke por fajin e ka ky popull qe nuk ngrihet dhe tju shuaje rracen e felliqur qe keni , asnje nuk duhet te shpetoje nga ju dhe sojin tuaj te ndyre por te gjithe pushkatim pa asnje dallim

    Përgjigju
  • Eri: 11/09/2024 13:26

    Kush i paguan badiguardet e Kim Jong Unit Shqiptarë Berisha?

    Përgjigju
  • Erik: 11/09/2024 13:10

    Po o rrace mut po, koke e kembe i korruptuar je. Ke vepruar si organizate kriminale me dhendrin, vajzen, djalin, gruan dhe rrethin e ngushte te familjareve. Tjetra shkoi ne burg per nje arke peshk dhe telefon, ti kriminel po mbrohesh me dhjetra pislliqe qe ke bere.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 11/09/2024 12:12

    BANDITIT KARAXHIXH <BERISHA> DUHET TI <PRITET KOKA> POLITIKISHT NJE HERE E PERGJITHMONE...VETEM KESHTU MUND TE <CLIROHET> VENDI NGA LLUMI

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 11/09/2024 11:51

    Jetojm ne boten e cudirave ! Pinoku qe ka magjepsur Milona njerez per Hunden qe i rritej sa her qe Pinoku genjente,nuk qenka fantazi njerezore, por nje raalitet qe shfaqet ne ditet e sotme !!! Shikoni Hunden e Saliut ne foto,dhe krahasojeni me nje fotot te tij para 30 vitesh .... e pa besueshme sa i esht rritur !!!

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 11/09/2024 11:49

    Futeni nē burg qelbēsirēn Sali Bajga se mjaft e qelbi Shqiprin e bēri tok tē djegur ky flliqsir ordinere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zhvillohet turizmi malor në Fushë-Studen të Librazhdit! Fshati piktoresk, në mes të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Zhvillohet turizmi malor në Fushë-Studen të Librazhdit! Fshati piktoresk, në mes të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë