Gjyqi në Administrative i Erion Veliajt ka tërhequr edhe disa figura publike.
Për të ndjekur seancën janë të pranishëm aktori Robert Ndrenika, i cili e takoi kryebashkiakun e Tiranës duke e përqafuar dhe puthur në ballë. Aktori i humorit, Gaz Paja, ka hyrë gjithashtu në sallë.
Këngëtari Ardit Çuni dhe moderatorja Xhilda Luzi kanë shfaqur gjithashtu përkrahjen e tyre, si edhe Ilir Yzeiri e Halit Valteri.
Lajmi kryesor:
Padia kundër Dados/ KLP: Veliaj të moslegjitimohet si paditës! Kryebashkiaku kërkon të njihet me prapësimet, shtyhet seanca









