TIRANE – Ekonomia gjermane mund të tkurret deri në -10% këtë vit nëse monedha e përbashkët Euro shpërbëhet. E shkruan revista e famshme Der Spiegel që citon një studim ende të papublikuar të Ministrisë së Financave të Berlinit.
Përveç kësaj, numri i të papunëve do të rritej në mbi 5 milionë. Këto shifra, shpjegon një burim nga Ministria i cituar nga revista gjermane, tregojnë se shpëtimi i monedhës së përbashkët evropiane është e keqja më e vogël, nëse konsiderohet sa do të kushtonte rikthimi në valutat kombëtare.
Ndërkohë nga Athina është njoftuar se Kryeministri i ri Antonis Samaras, i operuar në sy ditët e fundit, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e BE-së në Bruksel në program për më 28 dhe 29 qershor, një takim ku Greqia synon të përfitojë një zbutje të rreptësisë së vendosur nga Europa në këmbim të borxheve.
Ndërsa komisionari i BE-së për Çështjet Ekonomike e Monetare, Olli Rehn, njoftoi përmes një zëdhënësi se misioni i Trojkës së Greqi do të rifillojë javën e ardhshme. “Misioni do të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur, javën e ardhshme. Nuk mund të jap datë të saktë, por javën e ardhshme”, tha zëdhënësi.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com