Botërori i Katarit ka qenë një vitrinë e mirë për yjet e rinj të futbollit. Ndër talentet që kanë spikatur me kombëtaret e tyre janë edhe Cody Gakpo i Holandës dhe Josko Gvardiol i Kroacisë. Për dy talentet e sulmit dhe mbrojtjes ka pasur interes nga Real Madrid.
Mediet në Spanjë bëjnë me dije se Florentino Perez është gati të paguajë 90 milionë euro për 20 vjeçarin Gvardiol që luan në qendër të mbrojtjes me Leipzig. Nga ana tjeter gjermanët nuk e lëshojnë talentin e mbrojtjes pa 100 milionë euro, teksa e kanë "blinduar" me kontratë deri në 2027.
Ndërkohë për sulmuesin e PSV Gakpo, Real Madrid ka edhe konkurrencën e Manchester United. 45 milionë euro e vlerëson PSV 23 vjeçarin e sulmit.