Spikerja shqiptare topless tërheq
vëmendjen edhe të mediave botërore
Ndërsa në Shqipëri ‘çudia më e madhe zgjati vetëm tre ditë’ dhe kjo risi mediatike u la në harresë, portali prestigjioz DailyMail e ka sjellë së fundmi në vëmendjen e lexuesve të saj.
Zjarr televizion e më specifikisht spikerja e lajmeve Enki Braçaj, kanë qenë në fokus të mediave qysh prej hapjes së televizionit. Sidoqoftë, ndërsa në Shqipëri ‘çudia më e madhe zgjati vetëm tre ditë’ dhe kjo risi mediatike u la në harresë, portali prestigjioz DailyMail e ka sjellë së fundmi në vëmendjen e lexuesve të saj.
Ata e konsideruan Enkin si studentja 21-vjeçare që i siguroi vetes një punë në televizion, pasi zbuloi dekoltenë, duke veshur vetëm një xhaketë dhe asgjë tjetër nën të. Në lajmin e DailyMail shkruhej gjithashtu se performanca e saj provokuese gjatë provave, tërhoqi menjëherë vëmendjen e drejtuesve të televizionit, që i ofruan rolin e spikeres.
Sipas portalit britanik, veshja ekspozuese e 21-vjeçares ka rritur shikueshmërinë e televizionit, ndërsa cituan edhe disa fjalë të spikeres, thënë pak kohë më parë: "Nuk është e thjeshtë të hysh në botën e televizionit dhe e kisha të qartë që duhet të tregohesha e guximshme dhe të bëja diçka ndryshe nëse do të doja t’ia dilja mbanë.
U konsultova me prindërit e mi dhe ata e mbështetën vendimin tim, nuk ishte aspak problem për mua të vazhdoja kështu. Nuk ka vetëm konkurencë për të hyrë në televizion, por ka edhe konkurencë mes televizioneve.
Unë thjesht gjeta një mënyrë për të rënë në sy dhe u sigurova që televizioni ku unë punoj të ketë shikueshmëri më të lartë". Sipas DailyMail, videoja e Enkit ku prezanton një lajm lidhur me Aleksandar Vucic është shpërndarë në mënyrë masive edhe në Serbi.
97/3
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.2%
-
Të gabuar
53.6%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 7722
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hungari, mijëra protestues kërkojnë t'i jepet fund 'propagandës' së medias shtetërore
5 Tetor, 22:45
-
Fitorja kundër Bylisit, Partizani merr komandën e Superligës! Egnatia thyen Skënderbeun në Korçë
5 Tetor, 22:36
-
Gjenerali polak: Varshava duhet ta forcojë ushtrinë dhe ta përgatisë për luftë
5 Tetor, 22:35
-
Bajram Peçi: Mashtruesi i etur për destruktivitet
5 Tetor, 22:22
-
Kurti konfirmon koalicionin për zgjedhjet e 2025/ Vetëvendosja me Vjosa Osmanin dhe Mimoza Kusarin: Do jemi fitues
5 Tetor, 22:05
-
Mirditë/ Shembet Kulla e Abat Preng Doçit, monument kulture, bashkia thirrje ministrisë: Duhet restauruar
5 Tetor, 21:55
-
Mero Baze: Karrigedjegurit
5 Tetor, 21:44
-
Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen tek Skampa në Elbasan me premierën ‘Agnesa e Zotit’
5 Tetor, 21:26
-
Projekti i NASA-s, 60 të rinj shqiptarë testohen në Korçë! 17-vjeçari me medalje të artë në AI: Punova 7 vite
5 Tetor, 21:12
-
Ylli Pata: Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin
5 Tetor, 21:03
-
Jo vetëm goli, Kumbulla shkëlqen në duele dhe minuta në fushë! Notë e lartë për shqiptarin në La Liga
5 Tetor, 20:46
-
Bum kërkesash për kredi, por rekord refuzimesh nga bankat! 1 në 4 aplikime nuk pranohet
5 Tetor, 20:38