Spikerja topless i "qahet" grekëve
"Shqiptarët nuk janë xhentëlmenë"

Spikerja topless i "Shqiptarët nuk janë xhentëlmenë"">
Spikerja e ‘Zjarr Tv’ që jep lajmet topless, Greta Hoxha ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Ola Proti Fora(Të gjitha për herë të parë) në televizionin grek Antena. Në këtë rrëfim ajo arsyetoi pse del pothuajse nudo në ekran duke shpjeguar se kjo është një shfaqje ndryshe nga televizionet e tjera shqiptare. Ajo thotë se idea për të dhënë lajmet topless është e pronarit të televizionit ku ajo punon dhe është shumë e lumtur që është pjesë e këtij realizimi.

Gjatë intervistës, Greta thekson se kjo mënyrë nuk pranohet lehtë nga publiku shqiptar, pasi siç ajo pohon, njerëzit në Shqipëri janë shumë konservatorë. Megjithatë, televizioni ka një audiencë të madhe, thotë spikerja shqiptare.

E pyetur nga gazetarja greke nëse i dashuri i saj është xheloz që ajo shfaqet pothuajse nudo në ekran, Greta jep këtë përgjigje: “Nuk kam të dashur. Burrat shqiptarë nuk janë xhentëlmenë dhe shpesh problemet që kam i zgjidh vet për të mos i rënë në qafë të tjerëve”. Pak ditë më parë, edhe mediat greke i bënë jehonë spikeres shqiptare Greta Hoxha, për faktin që jepte lajmet vetëm me një jelek tradicional.

greta hoxha

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr