Spindeleger: Kufinjtë nuk ndryshohen

Spindeleger: Kufinjtë nuk ndryshohen
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihajll Spindeleger, ka thënë se vendi i tij nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën tani, por të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme.

Duke e komentuar idenë për ndarjen e Kosovës, kryediplomati austriak ka thënë se tema e kufijve të rinj nuk është në rendin e ditës. 

Ai ka shtuar se kufijtë janë të përcaktuar dhe tani është e rëndësishme që brenda atyre kufijve të arrihet deri te një zgjidhje e pranueshme për të dy popujt. Spindeleger i bëri këto komente gjatë takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivan Mërkiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ditë më parë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, pati thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme reale

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi