TIRANE- Për të dytin muaj radhazi, Drejotria e Përgjithshme e Doganave raporton rezultate pozitive në mbledhjen e të ardhurave. Në një deklaratë për mediat, Drejtoresha Elisa Spiropali tha se në nëntor u mblodhën 1.3 miliardë lekë më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar.
"Në total për dymujorin e parë të ndryshimit të administratës doganore tetor-nëntor 2013 janë arkëtuar 2.2 miliardë më shumë se në të njëjtit muaj të vitit paraardhës, rreth 22 milionë dollarë më shumë. Rezultatet e muajit nëntor që vijojnë ato të muajit tetor nuk janë një rastësi, por rezultat i frymës së re në qeverisjen e vendit", tha drejtoresha e Doganave.
Sipas kreut të Doganave, realizimi i këtyre të ardhurave ka ardhur si rezultat i luftës ndaj evazionit dhe prerjes së fijeve korruptive në dogana.
"Vetëm këto dy muajt e fundit kemi zbuluar dhe ndëshkuar një sërë shkeljesh në fushën e doganave që kapin vlerën e 1.7 miliardë lekë, kemi hartuar dhe zbatuar një sërë plan kontrollesh, kryesisht për magazinat fiskale dhe doganore si dhe për procedurat e rimbursimit të akcizës, kemi forcuar marrëdhëniet me komunitetin e biznesit", tha Spiropali.
Ndërkaq, për të denoncuar rastet korruptive në dogana, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vë në dispozicion një numër jeshil për të gjithë qytetarët.
Numri është 0800 22 22, dhe sipas kreut të Doganave, Elisa Spiropali, vendoset në kuadër të reformimit dhe modernizimit të administratës doganore.
“Administrata doganore do të thellojë luftën kundër evazionit fiskal dhe do intensifikojë dialogun me biznesin për të rritur transparencën. Synimi ynë është modernizimi i adminsitratës doganore. Publiku të na ndihmojë të luftojmë korrupsion duke denoncuar korrupsionin në numrin jeshil 0800 22 22", tha Spiropali në një deklaratë për shtyp nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Spiropali, u ndal edhe tek klima e re e marrëdhënieve që sipas saj është krijuar me biznesin, duke shtuar se gjatë këtyre dy muajve ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të biznesit në të gjithë vendin, si dhe premtoi zgjidhjen e problemeve të ngritura nga ata.
Lajmi fillimisht u publikua në 12:20.
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com