Spiropali: Asambleja do zhvillohet, ne jemi në punë nuk rrimë duke pritur ndryshime në qeveri

Spiropali: Asambleja do zhvillohet, ne jemi në punë nuk rrimë duke pritur ndryshime në qeveri

Zhvillimi i Asamblesë  së PS është shtyrë disa herë dhe mbajtja e saj pritet të sjellë dhe ndryshime në qeveri. Për ministren e shtetit, Elisa Spirapali ajo do të zhvillohet por që asnjë nga mazhoranca nuk e ka ndodhur punë dhe të rrijë të hamendësojë nëse do të ketë ndryshime në qeveri apo jo. Spiropali tha se asambleja do të zhvillohet, ku do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të partisë dhe kryesia e re.

"Ne bëmë një takim të parë me të gjithë deputetët dhe ministrat dhe më pas me kryetarët e bashkive. Jemi po aq të motivuar por dhe të vendosur që të çojmë para punët dhe të ecim paralelisht me fushatën. Po punojmë dhe jemi më të motivuar që të fitojmë më thellë se 2017. Ne nuk rrimë të presim dhe të hamendësojmë për ndryshimet në qeveri , por vazhdojmë punën në të gjithë sektorët nga shkollat, shëndetësia, infrastruktura dhe nuk rrimë nëpër tryeza për të diskutuar ndryshimet. Do të ketë një mbledhje të Asamblesë ku do të përcaktohet struktura drejtuese e partisë dhe pritet të zgjidhet kryesia e re e PS si dhe do të merren disa vendime të rëndësishme për fushatën. PS funksionon si një motor që nuk ndalet", tha Spiropali.


Lajmi kryesor:

'Rindërtimi e COVID-i kartat e forta të PS për zgjedhjet'/ Spiropali: S'dua ta çoj ndërmend çdo kishte ndodhur po të ishte PD në pushtet


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë