Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, deklaroi në emisionin 'Open' se debati me “opozitën e re” në Parlament është më i mirë se ai me opozitën e Lulzim Bashës.
Duke iu përgjigjur Henri Çilit, i cili deklaroi se opozita e vërtetë nuk është në Parlament, por jashtë tij, Spiropali tha se më mirë Murrizi sesa boja e Bashës.
“Më mirë engledisje me Murrizin dhe Rudina Hajdarin sesa me bojatisjen e Bashës”, deklaroi Spiropali.
Spiropali u përfshi edhe në një debat me Henri Çilin, duke theksuar se në Kuvend nuk shkonin listat nga mazhoranca .
Çili: A i qëndroni rezultateve të 25 qershorit dhe ju, apo i keni braktisur. Pasi populli ka përcaktuar PD dhe LSI si opozitë.
Spiropali: Ne nuk po sjellim në Kuvend listat tona.
Çili: Ata janë deputet të pavarur, por nuk janë opozita shqiptare në kuptimin e opozitës që voton populli shqiptar.
Spiropali: Pra ju po thoni se për arsye që opozita ka kryer harakiri politik, ne duhet të ndihemi fajtor. Ju jeni liberal dhe s’duhet të pajtohemi me këto forma bolshevike.
Çili: Opozita është ajo që ka votuat populli më 25 qershor.
Spiropali: Ne nuk e mohojmë. Ata na kanë rënë, le ta bëjnë opozitën në rrugë ku kanë zgjedhur ta bëjnë.
Komente











Shyqyr qe SPIROPALI E PRANOJE HAJDUTERINE DHE KRIMINALITETIN E PS SE PER KETO GJERA FOLEN OPOZITARET E RINJ
PërgjigjuHe more Henri, dole ne skene me ne fund. Ku ke qene tere kete kohe? Apo nuk te behej mire te flisje kunder qeverise per aq kohe ishin ato tarifa ne universitet shteterore. Tani qe u ulen tarifat te ra puna te universiteti ty eee?! He more fshatar Labinoti.. Por kot nuk eshte ajo fjala e urte “ Mund te heqesh fshatarin nga fshati, por fshatin nga fshatari nuk e heq dot”
PërgjigjuKy HU- nri PILI as për për të hap e mbyll portën nuk e bën si punë.....nga këtu shihet se ku ka përfunduar atdheu të dëgjojmë qyrret e këtij.
Përgjigju