Ministrja Elisa Spiropali priti në një takim ambasadoren Yuri Kim, ku u shpreh se mbështetja e SHBA-së për institucionet e Drejtësisë së Re sollën efekte pozitive në aplikimin e Anti- KÇK-së.
Ajo u shpreh përmes një postimi në profilin e saj personal se rruga përvijuese drejt integrimit në familjen evropiane, ishin piketat që vijëzuan takimin e këndshëm me Ambasadoren Kim.
Gjithashtu edhe Balla ka zhvilluar një takim me Kim, ku është shprehur se SHBA është aleati dhe partneri strategjik.
“Bashkëpunimi me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të luftës kundër terrorizmit”, është shprehur ai.
Sipas tij, realizimi i këtij synimi duhet të jetë një prioritet thelbësor, i dorës së parë në marrëdhëniet me Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe se numri i bizneseve amerikane, apo me kapital të përbashkët shqiptaro-amerikan, është ende shumë i vogël krahasuar me mundësitë dhe ofertën tërheqëse të Shqipërisë për sipërmarjen amerikane.
Ambasadorja Yuri Kim po zhvillon takime me shumicën e politikanëve në vend, pas marrjes zyrtarisht të detyrës, në fund të muajit janar.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e440a7832aadyu.jpg)
Balla dhe Kim
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tension, batuta dhe 'flirt' në Kuvend, Sula: Ju keni Prada dhe Gucci! Spiropali: Të kam parë, edhe ju nuk visheni keq...!
13 Shkurt, 12:34
-
Arrestimi i Veliajt, reagon Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë! Ndal linçimit publik, drejtësia të lihet e pavarur
11 Shkurt, 22:59
-
Sali Berisha ofendon Yuri Kim: Bastarde, më e korruptuara që ka pasur historia
10 Shkurt, 17:55
-
Socialistët ‘përgatiten’ për debate pas arrestimit të Veliajt! Spiropali: Duhet të mbajmë qëndrimin tonë
10 Shkurt, 17:06
-
'A e dëgjuat Ramën e Spiropalin, ligji të mos preket', Ali Ahmeti reagon pas deklaratës së Albin Kurtit për gjuhën shqipe në RMV: Kërko falje (VIDEO)
6 Shkurt, 21:55
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
Spiropali pret ambasadorin italian: Forcim partneriteti
3 Shkurt, 15:58
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Spiropali në Selanik takon shqiptarët, thirrje të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit: Me Greqinë po punojmë për pensionet dhe lejet e qëndrimit
26 Janar, 15:33
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05