TIRANE - Realizimi i të ardhurave doganore në muajin shtator ishte 100 % e planit, bëri të ditur të mërkurën Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali. Deklarata e znj. Spiropali u bë gjatë takimit të dytë të Programit të Asistencës për Doganat Shqiptare të Crown Agents. Spiropali tha se rritja është 28,4 % më shumë se shtatori I vitit të kaluar. Në terma kokret shifra shkon në 18, 9 miliard lekë.
“1 vit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka qenë privilegj, falenderoj administratën për punën dhe gjithashtu, Crown Agents për bashkëpunimin. Dua të përmend disa fakte në administratën doganore, për realizimin e të ardhurave. Në shtator realizimi i të ardhurave ka qenë 100% efektiv, kemi patur një rritje 28.4 % nga shtatori i vjetshëm, pra 3 miliard lekë më shumë. Për periudhën 12 mujore, rritja arrin 14.2% më shumë, konkretisht 18.9 miliard lekë , 189 milion dollarë më shumë. Është një arritje e lartë dhe që do na ndihmojmë të performojmë më mirë”, u shpreh Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.
Këto arritje, sipas Spiropalit nuk do të mbeten në këtë nivel dhe se objektivat për të ardhmen janë të shumta. Asistenca me Croën Agents ka mundësuar, sipas Drejtorisë së Doganave, ndalimin dhe zbulimin e korrupsionit, procedura të modernizuara në teknologji dhe në burime njerëzore dhe zbulimin e riskut.
“Një nga fushatat më të rendësishme që kemi ndërmarrë është fushata sensibilizuese për mallrat e akscizës, për kontrollin e importuesve dhe eksportuesve. Kemi bërë kontrolle të ndryshme për të ndaluar evazionin dhe korrupsionin. Sigurisht, kemi objektiva të mëdha për të ardhmen.”, përfundoi fjalën e saj drejtoresha Spiropali.
I pranishëm në takim ishte edhe zv/ministri i Financave, Ervin Mete, cili foli për një përmirësim të ndjeshëm të performancës së mbledhjes së të ardhurave. Sipas tij, vetëm në sajë të këtij përmirësimi performance në mbledhjen e të ardhurave në buxhet arkëtohen sot 200 milionë dollarë më shumë se sa në vitin 2008.
David Smith, përfaqësuesi i Crown Agents në Shqipëri tha se për periudhën 6 mujore kemi kryer 2373 kontrolle të plota dhe 1999 kontrolle të pjesshme. Smith vuri në dukje se janë 1187 raste zbulimi që do të thotë jo vetëm korrupsion por edhe shkelje regjimi, për mungesë njohjeje legjislacioni apo mungesë informacioni për ndryshimet ligjore.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.7%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 1641
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës
13 Janar, 20:37
-
U ekzekutua në Novoselë, Kristjan Marku ishte nip i Martin Bardhit të vrarë në shtator 2023 më Rrëshen
13 Janar, 20:10
-
Policia gjen 10 gëzhoja në vendin e ngjarjes, viktima me precedentë për vrasje të mbetur në tentativë
13 Janar, 20:04
-
Pasta Diamond fiton çmimin ndërkombëtar 'Superio Taste Award 2025'
13 Janar, 20:03
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58
-
Atentati ndaj 30 vjeçarit, dyshohet se ishin 3 autorë, u larguan drejt Fierit
13 Janar, 19:54
-
Nis fushata në Kosovë, Hisen Berisha: Kurti erdhi me propagandë, nuk ka ç'ofron më! Kandidati i PDK-së: Vetëvendosja braktisi ish-liderët e UÇK-së në Hagë
13 Janar, 19:51
-
Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”
13 Janar, 19:45
-
Atentati ndaj 30-vjeçarit në autostradën Vlorë-Fier, makina e autorëve në flakë duke u djegur (VIDEO)
13 Janar, 19:31
-
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
13 Janar, 19:13
-
Atentat në autostradën Vlorë-Fier, vritet 30-vjeçari me të shkuar kriminale! Dyshohet për 3 autorë, dogjën automjetin e krimit dhe u arratisën me tjetër (EMRI+VIDEO)
13 Janar, 18:59
-
Moti i keq, Lezha në terr! Banorët e 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)
13 Janar, 18:55