Spiropali firmos në OKB forcimin e
Sistemit Automatik të Doganave

SHBA -  Sot, në OKB, Dogana Shqiptare ka “firmosur” përforcimin e Sistemit të saj Automatik të Doganave dhe njëkohësisht, edhe hapjen e “korridorit të përbashkët” të tranzitit Shqipëri – Kosovë, pas provës së parë së sukseshme që bëri disa javë më parë.  
 
Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali bën të ditur se “sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë sëbashku me Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim) nënshkruam marrëveshjen për përmirësim (upgrade) e sistemit ASYCUDA si dhe në bashkëpunim me delegacionin e doganave të Kosovës ramë dakord për korridorin e përbashkët të tranzitit Shqipëri-Kosovë që do implementohet nga UNCTAD dhe do shënojë një revolucion në marrdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.”
 
ASYCUDA (Automated System for Custom Data) është projekti i Automatizimit të Proçedurave Doganore në Shqipëri, i financuar nga Bashkimi  Europian.

Ai ka pasur për qëllim krijimin e një baze për një Sistem të Integruar të Informacionit Doganor, nëpërmjet përdorimit të një programi kompjuterik të zhvilluar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), që përdoret aktualisht në mbi 80 vende nëpër botë.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i financave të Qeverisë dhe forcimi i ekonomisë shqiptare duke rritur efikasitetin në sektorin e tregtisë së jashtme.

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve