Spiropali i përgjigjet Berishës: Shaj dhe mallko sa të duash se je i dëshpëruar! Rama të zbriti në ferrin e të vërtetës tënde

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin nuk ka kursyer komentin për Sali Berishën në Kuvend duke thënë se mund të bëjë mallkime sa të dojë sepse është i dëshpëruar.

"Kam edhe 2 fjalë për atë që nuk lë gur pa hedhur e baltë mbi të gjithë duke qenë i bindur se kështu ngre piedestalin e pushtetit të tij. E ka bërë shpesh këtë gjë dhe me Kosovën. Ka turfulluar me Prishtinën sa herë që në Tiranë i digjej toka nën këmbë.

Mund të mallkojë Edi Ramën sa të dojë e të flasë për shkallët ku ishte ulur kryeministri në Parlamentin Europian, mund të shpallë tradhtarë nga vrima e ti digjitale dhe njerëzit më në fund e kanë kuptuar të drejtë ta bëjë se është i dëshpëruar. Edi Rama të zbriti në ferrin e të vërtetës tënde.Erdhe si demagog dhe po ikën si i padëshirueshëm. Më shaj dhe më mallko edhe mua, merr me vete kë të duash, edhe Flamurin, edhe Edin dhe Lucin, edhe gratë deputetë të reagojnë, bëhuni të gjithë bashkë me burrat që bërtasin, nuk ka asnjë problem mund të merrem me ju të gjithë se nuk kam asnjë skelet frike. Ju mund të mallkoni sa të mundeni, ka kohë për punë të liga dhe pse koha juaj ka mbaruar prej kohësh", tha Spiropali.


Lajmi kryesor:

Opozita bashkon votat me maxhorancën, miratohet rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t! Balla: Asnjë surprizë nga fronti i tradhtisë, Berisha bojkotoi votimin


A.M./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Të zbardhet sa më parë ngjarja, akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Të zbardhet sa më parë ngjarja, akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë