Spiropali kundër PD e LSI: Rekomandimi i KE për negociatat, pa asnjë kusht
Për deputeten socialiste, Elisa Spiropali, rekomandimi nuk ka asnjë kusht, pasi tashmë Reforma në Drejtësi është miratuar dhe ka nisur zbatimi i ligjit të Vettingut i cili ka spastruar nga sistemi ata që e shkatërruan drejtësinë.
Deputetja e PS, Elisa Spiropali, e ftuar në studion e Report Tv, u shpreh kundër leximit që i bën opozita rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave. PD dhe LSI u shprehën se rekomandimi i Brukselit është me kushte, pasi Shqipëria do jetë në monitorim të fortë deri në muajin qershor kur të mblidhet Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE.
Por për deputeten socialiste, Elisa Spiropali, rekomandimi nuk ka asnjë kusht, pasi tashmë Reforma në Drejtësi është miratuar dhe ka nisur zbatimi i ligjit të Vettingut i cili ka spastruar nga sistemi i drejtësisë ata që e shkatërruan drejtësinë në këtë vend.
Rekomandimi është pa asnjë kusht, s’ka detyra të reja si në 2016-ën për Reformën në Drejtësi që duhej përmbushur. Rekomandimi thotë se është bërë progres në reformën në gjyqësor, administratën publike. Shqipëria ka kaluar ligjin, sa i takon mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në administratën publike është bërë progres i konsiderueshëm, administrata nuk flaket më në rrugë sa herë ndryshon pushteti, por po kalon në filtrime, kritere e konkurse për një pakësim të politikës për të ndërhyrë në administratë.
Administrata është ajo që do ndërhyjë dhe do diskutojë për kapitujt. Vlerësimet e komisionit flasin vetë për progresin që është bërë. Reforma në drejtësi konsiderohet tashmë si një sukses. Rezultatet e Vettingut dhe reformës janë tashmë të dukshme, njerëz të rëndësishme të sistemit të drejtësisë po dalin nga sistemi dhe po japin llogari për dëmet që i kanë shkaktuar këtij sistemi.
Në nivelet më të larta jo vetëm kanë rënë në rrjetën e Vettingut, por edhe po procedohen penalisht. Lufta kundër krimit gjithashtu dëshmon vullnetin e madh për të çrrënjosur këtë murtajë që kishte zënë Shqipërinë. Pa luftën kundër krimit dhe sundimit të ligjit nuk mund të ketë progres.
Elisa Spiropali, deputete e PS
Spiropali komentoi edhe deklaratat e Bashës nga Brukseli se Shqipëria është një narkoshtet. Sipas saj, PD vijon të përbaltë Shqipërinë vetëm e vetëm për interesa politike.
“Lulzim Basha shkon dhe flet për narkoshtet. Për çfarë i duhet BE-së një shtet narkoshtet. PD për vite të tëra ka përbaltur Shqipërinë deri aty ku nuk pritej”.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
47.2%
-
Barazim
34.2%
-
Fiton Shqipëria
18.6%
Vota total: 339
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
17 Mars, 07:05
-
'Uroj të na nxjerrësh ligje të ëmbla!' Baba Mondi surprizon Spiropalin për ditëlindje
15 Mars, 21:40
-
Përballja mes kandidateve të PS-së dhe PD-së në Tiranë/ Rama i beson 8 grave në listën e mbyllur, Berisha fut në ‘patronazh’ Vokshin dhe Topallin, dy të tjerat ja jep aleatëve
12 Mars, 23:25
-
Integrimi/ Nesër në Tiranë Komisionerja e BE-së, Marta Kos! Takon Ramën, opozitën e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë
12 Mars, 09:50
-
Komisionerja e BE për Zgjerimin do të vijë në Tiranë më 13 mars, zbulohet agjenda
7 Mars, 19:04
-
Spiropali në Varshavë: Vlerësojmë mbështetjen e Polonisë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE! Hołownia: Ne kemi nevojë për ju në Union
5 Mars, 12:11
-
100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, Spiropali në Itali: Ishte një demokrat autentik dhe besonte se Shqipëria mund të qeverisej në mënyrë demokratike e liberale
3 Mars, 15:34
-
581-vjetori, Spiropali: Mësimet e Besëlidhjes së Lezhës, aktuale edhe sot
2 Mars, 16:41
-
Politika uron Ramazanin, Begaj: Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t'u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë! Veliaj: Agjërim të mbarë
1 Mars, 08:07
-
Negociatat përplasin PS-PD, Tabaku: Jemi pro integrimit, por s'ka transparencë! Spiropali: S’ka plan B përveç integrimit në BE! Hasani: S’jam këtu për fushatë
28 Shkurt, 10:01
-
Dy salla në Kuvend marrin emrin ‘Bashkim Fino’ dhe ‘Gerti Bogdani’! Spiropali: Ishin politikanë modelë që dhuruan shumë për Shqipërinë
27 Shkurt, 10:54
-
Spiropali, pret komisionin turk për harmonizimin me BE-në: Shqipëria hapa të shpejtë drejt rrugës së anëtarësimit, vijojmë bashkëpunimin
26 Shkurt, 13:01
Saliu deri sa te vdese gjithecka qe ka bere do ja u faturoje te tjereve;te njejten gje po bejne zagaret e tij,luli,paloqa,azemi nr 2 (hajdari),vasili etj.
PërgjigjuSaliu deri sa te vdese gjithecka qe ka bere do ja u faturoje te tjereve;te njejten gje po bejne zagaret e tij,luli,paloqa,azemi nr 2 (hajdari),vasili etj.
Përgjigju