TIRANE- Drejtorja e Pergjithshme e Doganave, Elisa Spiropali gjatë Forumit të Biznesit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë, është shprehur se intresat e anëtarëve të saj do të jenë në vëmendjen e institucionit që ajo drejton.
Spiropali, i garantoi pjesëmarrësit në këtë forum se kërkesat e tyre do të formalizohen dhe çdo shqetësim i ngritur do trajtohet me përgjegjësi nga Administrata Doganore.

Gjatë këtij forumi, pjesëmarrësit ngritën nëj sërë problematikash në lidhje me zbatimin e legjislacionit doganor; komunikimin ndërinstitucional; çështje të lidhura me formimin profesional dhe etikën; si edhe propozuan ndryshime në legjislacion që konsistojnë në lehtësimin e procedurave doganore.

Ndërkaq, Drejtorja e Përgjithshme e tatimeve, Elisa Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me anëtarët e Dhomës dhe së bashku me stafin teknik u përgjigjën drejtpërsëdrejti një sërë pyetjeve dhe kërkesave të pjesëmarrësve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)