Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të shtetit Ilir Meta lidhur me me dekoratat që ai bën edhe për persona që shpesh nuk kanë asnjë kontribut për Tiranë apo vendin.
Spiropali duke e cilësuar Metën si ‘Gjeneral i ushtrisë së vdekur’, duke e akuzuar se përmes verdhushkave jep dekorata nga foltorja e Presidentit, duke zhvilluar një farsë e turpshme dhe neveritëse. Sipas Spiropalit LSI është partia që turpëron heronjtë dhe Meta apo Baba Xhikja personi që turpëron shtetin shqiptar.
Postimi i plotë i Spiropalit:
Kush kujton se Ilir Meta i nderon dëshmorët me teneqet që i shpërndan si verdhushkat e qypit të marrëzisë nga foltorja e Presidentit, gabon rëndë! Nuk kanë nevojë heronjtë e popullit për verdhushkat e Baba Xhikes dhe Baba Xhikja është i vetmi president në botë që dekoron njerëz të rënë në luftëra që kanë ndodhur kur ai vetë nuk kishte lindur akoma! Kjo është një farse e turpshme, e neveritshme, qesharake, e cila u bë krejt kuptimplotë kur dekorata për Vojo Kushin nuk iu dha as familjes së heroit po një të panjohuri që kishte ardhur në ceremoni nga kafeneja e LSI-së afër Presidencës!
Nëse ka një parti sot që i turpëron heronjtë e luftës është LSI e qypave dhe filxhanëve dhe nëse ka një individ që e turpëron shtetin shqiptar në marrëdhënie me kujtimin e tyre, ky është Baba Xhikja i Presidencës me dekoratat e tij si vula e Xhike Qamilit! Mua nuk më komplekson asnjë qyp e asnjë filxhan i LSI sepse unë dhe Partia Socialiste luftërat çlirimtare dhe heronjtë e tyre, i kemi në ballë, i nderojmë duke luftuar për Reformën në Drejtësi, për Taksimin e Ndershëm, për Librat Shkollore Falas, për Rimbursimin e Ilaçeve për më shumë se gjysëm milionë qytetarë të pasiguruar, për Rilindjen Urbane, për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, për Shqipërinë Evropiane…
Po po, Ilir Meta është gjeneral i një ushtrie të vdekur verdhushkash që s’ka asnjë lidhje me heroizmat e me heronjtë e luftërave shqiptare për liri!
Kur ai flet per Avni Rustemin, mua më kujtohet blloku i tij i zi. Kur ai flet për Margarita Tutulanin, mua me kujtohen vilat e tualeti për macet e Monës. Kur ai flet për Vojo Kushin, mua me kujtohet Peçua i tij farmaceutik dhe me vjen për të vjellë nga nëpërkëmbja brutale e yjeve të luftës nën shollën e ushtrisë së gjeneral Xhikes! Kështu që le të lehin sa të duan, po të vërtetën time nuk e negocioj me askënd!
Per mendimin tim,kuvendi duhet te vendose per dekoratat dhe titujt,presidenti duhet te beje vetem anen ceremoniale te tyre.
PërgjigjuPritet te dekorohet dhe Kejdi dhembcakallja e leshitlikes per kontributin e madh qe ka dhene ne haremin erotiko naziskin te Nafije Dybekut ne Jale.
PërgjigjuSA TURP PËR SHQIPRIN SI ËSHTË KATANDISUR KOMBI SHQIPTAR. ME NJË NJERI SI ILIR META PRESIDENT. KY NJERI HAJDUT, INTRIGANT, PIANEC,GËNJESHTAR,MASHTRUS E KY NJERI ËSHTË KRYETARI I POPULLIT SHQIPTAR NJË KOH SHUM E ZEZ PËR SHQIPTARËT. NUK E MERITONIN SHQIPTARËT E MASAKRUAR NGA KRIMINELI ENVER HOXHA TË MASAKROHESHIN PRAP NGA KTA KRYEKRIMINEL TË SOIT ILIR META ME BLLOK NË DOR.
PërgjigjuShume shpejt pritet te dekorohet dhe i biri i babait te teqese se kulmakut, Lefter hunderr maliq kokexhufka, Klevis krrici i faros per bllokimin 1 vit te trafikut ne Tirane, si dhe Flamur Herman Geringu per molotovin ne deren e kryeministrise.
PërgjigjuI mbaruar dhe i degraduar totalisht,degjoja keterbimin e avujve te rakise,e neveritshme.
PërgjigjuBaba Xhike ka pjerdhur
Përgjigjudy te cmendur qe flasin per njeri tjetrin....te dy kane te drejte
PërgjigjuMeta ka pjerdh mga trute
Përgjigju