Spiropali: Muret donkishoteske ranë në 30 qershor, tani më shumë bashkëpunim

Spiropali: Muret donkishoteske ranë në 30 qershor, tani më shumë bashkëpunim

TIRANË- Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali i ka uruar suksese Këshillit të ri Bashkiak të qarkut të Tiranës për mandatin e ri. Në reagimin e saj për mediat, Spiropali shkruan se tani është koha për më shumë bashkëpunim, duke theksuar se "kanë rënë muret donkishoteske", referuar këtu raportit të OSBE që njohu zgjedhjet  e 30 qershorit.

"Suksese Këshillit të Qarkut Tiranë, në këtë mandat të ri! Bashkë me Taulantin, Ervinin dhe deputet e PS për Qarkun e Tiranës ndoqëm takimin hapës ku u zgjodh dhe Kryetari i ri i Këshillit. Me rënien e mureve donkishoteske me #30Qershor, tashmë më shumë zhvillim dhe bashkëpunim midis Bashkive të Qarkut, për t’u bërë ballë sfidave të reja BASHKË!

Urime Aldrin Dalipit për rikonfirmimin si Kryetar i Këshillit, të bindur që me përgjegjshmëri dhe energji do vazhdojë të bëjë punën më të mirë për banorët e këtij qarku", shkruan Spiropali.

Postimi i plotë i ministres Elisa Spiropali

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja