Spiropali në Prishtinë: Nga kufi real
në kufi virtual mes doganave

Spiropali në Prishtinë: Nga kufi real<br />në kufi virtual mes doganave
PRISHTINË -  Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, Elisa Spiropali me bashkëpunëtorë të saj ka pasur një vizitë pune sot në Kosovë.

Ajo është pritur në Prishtinë nga drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna për të zhvilluar një takim pune.

Temat e takimit ishin: bashkëpunimi doganor dypalësh, zbatimi i marrëveshjes për bashkëpunim doganor, luftimi i krimit ndërkufitar etj. Gjatë takimit u diskutua intensifikimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkufitar me qëllim lehtësimin e qarkullimit tregtar në mes të dy vendeve, si dhe tejkalimin e problemeve praktike.

Pas takimit, Drejtori i Përgjithshëm Rafuna theksoi se “bashkëpunimi me Doganën e Shqipërisë do të thellohet edhe më shumë, si dhe do të krijojmë grupe të përbashkëta pune për eliminimin e procedurave në mënyrë që t'i ndihmojmë bizneset për një qarkullim sa më lehtësues në vendin tonë”.

Në anën tjetër, Spiropali theksoi se “përveç thjeshtëzimit të procedurave ndëradministrore, duhet të bashkëpunohet sa më afër në mënyrë që të kalohet nga një kufi real në një kufi virtual midis dy vendeve për të hequr pengesat e fundit që kanë mbetur dhe për të thjeshtëzuar kalimin qoftë të njerëzve, qoftë të tregtisë, e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve .

Takimi u karakterizua në frymën e mirëkuptimit dhe u arrit pajtim i dyanshëm rreth temave të diskutuara, si dhe u dakorduan që të mbahen takime të rregullta çdo dy muaj, që të parandalohen problemet eventuale në mes të dy vendeve.

elisa spiropali
(Në foto: Elisa Spiropali dhe Lulzim Rafuna sot pas takimit).

Redaksia Online
(g.k./mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin