Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë pamjet nga inuagurimi i godinës së re të Misionit të Shqipërisë në BE, ndërsa shprehet se hapja e të gjithë grupkapitujve e fut vendin në një fazë të re. Sipas saj, misioni shqiptar në Bruksel, "përfaqëson pasionin dhe vokacionin e skuadrës sonë kombëtare".
Xh.D/Shqiptarja.com"Shtëpia e re e misionit tonë në BE. Me Kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, përuruam godinën e re të misionit shqiptar në BE. Teksa hapja e të gjithë kapitujve të negociatave e fut vendin në një fazë të re, më pranë objektivit për anëtarësim, por edhe më sfiduesja, misioni shqiptar në Bruksel përfaqëson pasionin dhe vokacionin e skuadrës sonë kombëtare, duke qenë fytyra e Shqipërisë në zemër të Europës.", shprehet Spiropali.









