TIRANE- Dje, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me një përfaqësi të Dhomës Britanike të Tregtisë dhe Industrisë të kryesuar nga president i kësaj dhome, Zenel Hoxha. Djetoresha Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe u shpjegoi përfaqësuesve që jo vetëm Drejtorija e Përgjithshme e Doganave, por edhe të gjitha degët doganore kanë filluar të përpunojnë me seriozitet shqetësimet e biznesit për t’i institucionalizuar ato në Këshillin Kombëtar Ekonomik të iniciuar dhe drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Presidenti i Dhomës së Tregtisë Britanike, Zenel Hoxha, shprehu konsideratën për gatishmërinë e Administratës Doganore për bashkëpunim si dhe propozoi asistencën e Dhomës në fushën e trajnimeve të stafit doganor, aktiviteteve të përbashkëta si dhe mundësinë e organizimit të një tryeze të rrumbullakët midis Administratave Doganore të Rajonit dhe bizneseve.
Iniciativa e një takimi rajonal u mbështet edhe nga Drejtoresha e Përgjithshme si mundësi e mirë për të zgjeruar komunikimin, për të shkëmbyer praktikat më të mira si dhe për të rritur transparencën. Drejtoresha Spiropali mirëpriti edhe sugjerimin e Dhomës Britanike për të konsideruar referencat për studentët e edukuar në Britaninë e Madhe dhe mundësinë e punësimit të tyre në Administratën Doganore. Gjatë takimit, drejtoresha e Përgjithsme e Doganave, Elisa Spiropali, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis Administratës Doganore dhe Dhomës Britanike edhe në kuadër të përmirësimit dhe seriozitetit të partneritetit me biznesin.
Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com