Elisa Spiropali drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës dhe njëkohësisht Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka folur në prezantimin e kandidatëve në Qarkun e Tiranës.
Spiropali e ka përqendruar fjalimin e saj tek Reforma në Drejtësi dhe tek rëndësia e votës në këto zgjedhje, ku sipas saj është një votë për një pasaportë dinjitoze. Kryetarja e Kuvendit ka thënë se Partia Socialiste ia hoqi ‘politikës drejtësinë dhe ia dha qytetarëve.

'Ne kemi një Shqipëri që sigurisht ka shumë për të bërë, por që nuk krahasohet me atë që ishte. Një Shqipëri që ecën më shpejtë. Në fakt vendi që ecën më shpejtë dhe që është më i vendosur drejt BE-së asnjë vend tjetër kandidat nuk i ka patur sfidat e Shqipërisë, në këtë rrugëtim dhe nuk ka patur vendosmërinë e saj të pathyeshme për tu reformua. Shqipëria ja hoqi drejtësinë politikës dhe ja dha qytetarëve. Ja dha atë një pushteti të tretë dhe ja ktheu çfarë ishte grabitur. Edhe është Partia Socialiste, qeveria e saj, është vendosmëria e Edi Ramës, që sot ne kemi një shans real për t’i mbyllur, negociatat brenda dy viteve të BE, të 2027 brenda 2030, brenda kësaj dekade. Këto nuk janë zgjedhje të çfarëdoshme, këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të Shqipërisë, ndoshta po aq të rëndësishme sa zgjedhjet 91-92 kur u përmbys sistemi, sepse njëherë e mirë do të përmbyset tranzicioni, për të rinjtë , për fëmijët, për fermerët, akademikët për njerëzit që duan një pasaportë dinjitoze. Një pasaportë që nuk i lë ata pas, siç rrinim ne me kokën pas kur rrinim ne në vendet e botës dhe udhëtonim dhe ulnim kokën në çdo stend të policëve apo të doganiereve evropianë sepse na shikonin me dyshim dhe komplimenti më i madh ishte, nuk dukesh shqiptare. Sikur të ishe shqiptar apo shqiptare ishte turp. Shiheshe me dyshim. Sot Shqipëria qëndron e barabartë në të gjitha forumet ndërkombëtare me Edi Ramën kapitenin e kësaj skuadre i cili nuk ndalet dhe nuk do të ndalet. Sot voton diaspora shqiptare dhe ata që janë jasntë janë këtu me mendje dhe zemër.'-tha Spiropali.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Tiranë: PS, sot si PD-ja në 1992! Dua 1 milion vota! Jemi e vetmja parti që fut Shqipërinë në BE! Mos e hidhni votën në kënetë
H.K/I.M/Shqiptarja.com

