Spiropali në Report TV: Opozita po i dërgon njerëzit drejt burgut

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali deklaroi në studion e Report TV me gazetarin Ilir Babaramo se ka një ndryshim drastik mes policisë në kohën kur PD ishte në qeveri me atë sot.

"Ata duan të hedhin në kosh çdo përpjekje, duke krijuar kriza. Duan që çadrat e diellit të protestave të 2017 ta përkthejnë në çadra shiu për të marrë pushtetin në tavolinë. Lulzim Basha kur ishte ministër i përdorte për të goditur kundërshtarët. Janë po të njëjtët njerëz që sot në opozitë që përdorin çdo lloj mjeti për të marrë pushtet. Nuk ka asnjë krahasim mes policisë së shtetit që godiste njerëz që respektonte urdhrat e Bashës dhe Berishës dhe policisë sot. Nuk i kanë asnjë hak për të larë qytetarët kësaj opozite e cila do të marrë peng Shqipërinë. Në vendet e huaja do i kishin marrë zvarrë. Jashtë vendit nuk bëhet fjalë t'i kthesh fjalë policit. Këta politikanë nuk kanë asnjë skrupull. Po i çojnë njerëzit drejt burgut. T'i nxisësh njerëzit që të sulmojnë institucionet është një krim", tha Spiropali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
Spiropali i kujton opozitës Kodin Penal: Zgjedhjet do mbahen, nuk ka budallenj që bëjnë burg për ju

1557776458_elisa.jpg

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali nga studio e Report TV u shpreh e vendosur se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen teksa paralajmëroi ata që do të përpiqen të sulmojnë kutitë e votimit, se do përballen me Kodin penal.

"Këta njerëz që në pushtet nuk kanë treguar asnjë tolerancë për dialog me opozitën, mendojnë se do prodhojnë krizë pas krize. Këta mendojnë se përmes sulmit do mund të fitojnë. Ne do shkojmë në zgjedhje. Në rast se kandidatët e tyre nuk do regjistrohen do ketë kandidatë të tjerë. Nuk besoj se ka budallenj sado të dëshpëruar të shkojnë në burg për Bashën dhe Kryemadhin. Nuk ka njerëz që përballen me ligjin për hir të tyre. Në kodin penal ka masa shumë të rënda për këtë.

Protesta e tyre bëhen gjithmonë e më të vogla. Lulzim Basha nuk bëhet dot faktor përmes numrave, por zgjedh dhunën ndaj godinës së parlamentit. Këta vandalë guxojnë të godasin institucionet", u shpreh Spiropali.

Ora 21:49
Mediu propozoi emra për qeveri tranzitore/ Spiropali: Kush je ti? Ke vrarë një fshat të tërë

Në studion e Report TV me gazetarin Ilir Babaramo, ministrja e shtetit, Elisa Spiropali komentoi deklaratën e kreut te PR, Fatmir Mediu për qeverinë tranzitore.

"Mediu kishte dhënë edhe emra për qeveri tranzitore. Kush është ky që vendos nëpër tavolina për qeverinë. Ai është një person i cili vdiq një fshat të tërë. Kush është ai të vendosë për qeverinë që do drejtojë të gjithë popullin", u shpreh Mediu.

Ora 21:45
Protesta e opozitës/ Spiropali: Sot Basha u tremb nga ndërkombëtarët

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali deklaroi se protesta e sotme e opozitës ishte shumë me e qetë se ditën e shtunë dhe kjo erdhi si reflektim i thirrjeve të ndërkombëtarëve të cilët paralajmëruan para nisjes së procesit zgjedhor.

"Sot Lulzim Basha ishte i trembur nga deklaratat e ndërkombëtarëve ndryshe nga ditën e dielë kur dukej shumë i vendosur. Opozita sot ishte shumë më e qetë pasi Basha është trembur", u shpreh Spiropali.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 14/05/2019 10:34

    Mamica je njesh, gjith respektin qe kam per ty e kam vetem se je fance e unikatilit. Per ata qe se din eshte e veshtire ta shpjegosh, per ata qe e din eshte e thjesht se e kuptojn. Mentaliteti Jem

    Përgjigju
  • USA: 14/05/2019 03:26

    Nuk di cfare mendon Rama por edhe une qe nuk kam parti ty do te beja ministre.Ska problem me tru apo pa tru ti e meriton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin