/ATSH/- Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali deklaroi të mërkurën se në bashkëpunim me kompaninë Crown Agents është ngritur një grup pune që po bën një studim tërësor të efektit që kanë çmimet e referencës, jo vetëm në të ardhurat doganore por edhe ndaj biznesit, për të patur një dokument tërësor dhe të plotë në lidhje me zbatimin e tyre.
Znj. Spiropali në forumin ekonomik me biznesin amerikan që operon në Shqipëri bëri të ditur se çmimet e referencës janë një shqetësim që është ngritur në çdo takim me biznesin, por tha ajo, çmimet e referencës, kjo lloj metode vlerësimi doganor parashikohet edhe nga Kodi i Ri doganor, ashtu siç parashikohet në çdo kod doganor. Është metoda e 6 e vlerësimit. Është në përputhje me kërkesat e gjithë organizatave të tregtisë në botë, nuk është i përjashtuar, si dhe në kuadër të angazhimit që Shqipëria ka në OBT, në aderimin e marrëveshjes së vlerësimit doganor të OBT-së. Këto rregulla janë identike edhe në BE", tha Spiropali.
Përsa i përket aplikimit që ju bëhet çmimeve të referencës, apo të dhënave të disponueshme në praktikë, Spiropali theksoi se është ngritur grupi për standardizimin e këtyre praktikave dhe reduktimin e tyre vetëm në rastet e domosdoshme në rastet për të mos dëmtuar biznesin. "Nëse do t'i hiqnim ato do të kishte probleme që nuk do të jenë të paverifikueshme.
Spiropali informoi se përdorimi ikësaj metode vlerësimi ka ardhur në rënie. "Ne e kemi prioritet çuarjen drejt zerimit. Ka vende me risk të lartë për të cilat është i pamundur zerimi apo zvogëlimi", deklaroi Spiropali.
/Shqiptarja.com