TIRANË - Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali si dhe përfaqësuesit e biznesit amerikan në Tiranë do të diskutojnë nesër për sfidat e vitit 2015.
Dhoma Amerikane e Tregtisë do të organizojë ditën e mërkurë një forum biznesi me znj. Elisa Spiropali, Drejtore e Përgjithshme e Doganave.
Në fokus të diskutimeve do të jetë Kodi i ri Doganor dhe dispozitat e reja zbatuese të tij, çmimet e referencës, veçanërisht importet nga Amerika si dhe sistemet e riskut, problematikat dhe funksionimi i tyre.
Takimi ka një formë të hapur diskutimi mes përfaqësuesve të biznesit dhe Drejtoreshës së Doganave për të prezantuar drejtpërdrejt problematikat apo çështjet më themelore që kalon biznesi sot në dogana.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare. /ATSH/
/Shqiptarja.com