Elisa Spiropali është prezantuar si drejtuese politike e qarkut Shkodër para strukturave të këtij qarku. E shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri, ajo mbajti një takim të shkurtër me dyer të mbyllura me strukturat në selinë e partisë socialiste. Pas takimit Gjiknuri tha se nuk mund ti imponohen shkodranëve por do që partia socialiste do paraqesë alternativën më të mirë.
Spiropali e konsideroi kënaqësi dhe përgjegjësi pozicionin politik ne Shkodër, ndërsa deklaroi se Qeveria nuk ka diskriminuar Shkodrën për votën ndryshe por nuk ka gjetur bashkëpunim nga kryetaret e bashkive, duke sjell një paralelizëm me bashkinë Tropojë.
‘Faleminderit për interesin e për kohën tuaj që jeni këtu. Unë falënderoj kryesinë e PS për këtë vendim. Është kënaqësi e nder të punoj me qytetarët e Shkodrës. Më pëlqën energjia e këtij qyteti e këtij qarku pavarësisht kë votojnë. Ne nuk jemi për të imponuar ofertën e PS ne jemi për të ofruar më të mirën për qytetarët e këtij qaku’- tha Spiropali
Sfida socialisteve por edhe e drejtueses Spiropali ngelen zgjedhjet e ardhshme lokale, ku PS synon te thyeje bastionin e demokrateve, Shkodrën.
Kryesia e Partisë Socialiste në mbledhjen e të martës ka marrë vendimin për të ndryshuar drejtuesit e 3 qarqeve, Vlorë, Shkodër dhe Kukës.
Kështu, Blendi Klosi do të zëvendësojë Arben Ahmetaj në Vlorë, Elisa Spiropali ikën nga Kukësi dhe shkon në Shkodër në vend të Edona Bilalit. Pandeli Majko do zëvendësojë Spiropalin në Kukës. Arben Ahmetaj është tashmë pa asnjë post në PS. Kjo pasi nuk është më drejtues qarku i Vlorës. Shkarkimi i radhës pas atij nga posti i zv.kryeministrit dhe ministrit të Rindërtimit. Këto ndryshime, Rama i quajti "pa peshë", por në funksion të organizimit të partisë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret në PD, deputeti Helidon Bushati heq dorë nga gara: Është koha për reflektim, akt përgjegjësie politike dhe morale! Ikën edhe Indrit Hoxha, anëtari i Kryesisë
18 Shkurt, 15:56
-
“Mos hiq dorë!” Nuk pranonte ndarjen, 34-vjeçari plagos në kokë partneren, nënë e divorcuar e 3 fëmijëve e më pas vret veten në makinë
18 Shkurt, 11:23
-
Shkodër, në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 47-vjeçari, lëvizte me pistoletë! Në maj 2024 plagosi të riun pas një konflikti të çastit (EMRAT)
18 Shkurt, 10:35
-
RENEA zbarkon në Shkodër me urdhër të SPAK! Përplasja me armë në Bushat e Masakra e Dobraçit, dy krime ende pa autor! Kontrolle në banesa
18 Shkurt, 07:49
-
VIDEOLAJM/ 17-vjetori i Pavarësisë, Shkodra ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit të Kosovës
17 Shkurt, 19:42
-
Karnavalet e Shkodrës, një javë e mbushur me aktivitete! Festa kulmon në fundjave me paradën e madhe të maskave
17 Shkurt, 15:08
-
Tentoi të largohej me makinën që sapo kishte vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër
17 Shkurt, 14:26
-
Rrugorja e Shkodrës bën bilancin e 2 javëve të para të shkurtit: 8 të arrestuar, 365 drejtues janë ndëshkuar për parakalime të gabuara
17 Shkurt, 13:03
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Në qarkun Shkodër fillojnë reshjet e borës! Qarkullimi në zona malore kryhet me goma dimërore
17 Shkurt, 09:30
-
Bllokimi i fondeve të IPARD ‘penalizon’ fermerët në Pukë: I nisëm projektet, por tani kemi marrë kredi!
16 Shkurt, 15:36
-
Eduard Zaloshnja: Në qoftë se votohet sot në Tiranë: PS 19 mandate, PD 14, të tjerat 4
16 Shkurt, 12:12