Spiropali: Referencat doganore me
BE dhe SHBA zero deri në 2015-n

Spiropali: Referencat doganore me<br />BE dhe SHBA zero deri në 2015-n
TIRANE- Referencat doganore do të hiqen gradualisht deri në fillim të vitit 2015 për mallrat që vijnë nga vendet e BE-së dhe SHBA-së. Kodi i ri doganor, per te cilin po punon intensivisht Drejtoria e Pergjithshme e Doganave,po përshtatet sipas standardeve të BE-së dhe me vënien në zbatim, parashikon rishikimin e të gjitha referencave për mallrat e ndryshëm që hyjnë në Shqipëri.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, gjatë prezantimit të punës së kompanisë "Crown Agents" përpara bizneseve të ndryshme, me ste tjerave, u premtoi këtyre të fundit, eleminimin e burokracive dhe krijimin e lehtësirave në sistemin doganor. Deri tani Shqiperia ka punuar me Kodin Doganor te BE te 1992. Qe nga tetori 2013 BE ka ne kod te ri doganor, i cili shpejt do te jete ne funksion dhe te ne.

“Është deklaruar dhe nga Ministri i Financave, data janar 2015 si e mundshme. Pra një vit i tërë për t'u marrë me çështjen e referencës. Vetëm 4.7% e të ardhurave tona vijnë nga aplikimi i referencave. Administrata doganore është një administratë politikëbërëse, është një administratë zbatuese dhe sigurisht që ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Financave për këtë çështje, jemi dhe pjesë e grupit të punës për referencat, nuk është folur asnjëherë për një zhdukje totale të referencave dhe Ministria e Financave është shprehur për vendet e Bashkimit Europian dhe SHBA”, tha Spiropali.
 
Spiropali theksoi edhe faktin se ekipet e "Crown Agents" do të zhvillojnë deri në 450 kontrolle në muaj në subjektet e ndryshme, për të mos lejuar abuzime në sistemin doganor.

“Bëhet fjalë për kontrolle ndaj organizatës doganore dhe operatorëve të cilët nuk janë të rregullt apo në bashkëpunim më administratën doganore shkelin ligjin dhe kjo u jep më shumë mundësi, fasiliton tregtinë e ligjshme sepse u jep mundësi operatorëve që janë serioz, që punojnë”, tha Spiropali.

Ndërsa përfaqësuesi i "Crown Agents" tha se Kodi i ri Doganor do të rrisë përfitimet për arkën e shtetit, pasi do të bëjë një administrim më të mirë të të ardhurave. Takimi ishte organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe synonte informimin e grupeve të interesit për reformën në sistemin doganor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë