Tirane - Menjëherë pas seancës së tensionuar parlamentare, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi në takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Asnjë prej dy institucioneve nuk ka bërë deklaratë publike mbi tematikën e bisedës mes dy krerëve të shtetit, por burimet saktësojnë se kjo lidhet me situatën politike në vend, kaosin e flakët në Kuvend, dhe thirrjet e opozitës për të përshkallëzuar gjendjen në mos-bindje civile.
Pavarësisht se brenda kësaj jave, janë zhvilluar dy seanca të pazakonta parlamentare dhe ka pasur reagime të forta nga ndërkombëtarët, Presidenti Bajram Begaj nuk ka bërë asnjë koment apo thirrje për palët.
Nga ana tjetër teksa kryeparlamentarja Spiropali ishte në Presidencë, kreu i grupit parlamentar i PD-së i ka bërë një pyetje përmes një postimi në X. “Përveç “dhuratës” së adminstratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?” pyet Bardhi, pa dhënë më shumë shpjegime.