Spiropali shkon në Presidencë të takojë presidentin Begaj

Spiropali shkon në Presidencë të takojë presidentin Begaj

Spiropali në Presidence

Tirane - Menjëherë pas seancës së tensionuar parlamentare, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi në takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.  

Asnjë prej dy institucioneve nuk ka bërë deklaratë publike mbi tematikën e bisedës mes dy krerëve të shtetit, por burimet saktësojnë se kjo lidhet me situatën politike në vend, kaosin e flakët në Kuvend, dhe thirrjet e opozitës për të përshkallëzuar gjendjen në mos-bindje civile.

Pavarësisht se brenda kësaj jave, janë zhvilluar dy seanca të pazakonta parlamentare dhe ka pasur reagime të forta nga ndërkombëtarët, Presidenti Bajram Begaj nuk ka bërë asnjë koment apo thirrje për palët.

Nga ana tjetër teksa kryeparlamentarja Spiropali ishte në Presidencë, kreu i grupit parlamentar i PD-së i ka bërë një pyetje përmes një postimi në X. “Përveç “dhuratës” së adminstratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?” pyet Bardhi, pa dhënë më shumë shpjegime.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ermir Lenjani tërhiqet nga Kombëtarja pas 10 sezonesh: Ëndërr e realizuar

Ermir Lenjani tërhiqet nga Kombëtarja pas 10 sezonesh: Ëndërr e realizuar