Spiropali takohet me Yuri Kim në Washington: Mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve

Spiropali takohet me Yuri Kim në Washington: Mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve

Elisa Spiropali dhe Yuri Kim

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në Washington, në kuadër të një vizite zyrtare, është takuar ditën e sotme me Yuri Kim, tashmë Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali në një postim në Facebook. Spiropali shkruan se i ka shprehur ndër të tjera mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që ka dhënë gjatë misionit të saj në Tiranë.

"Gjithmonë kënaqësi takimi me Yuri Kim, Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që ka dhënë gjatë misionit të saj të suksesshëm në Tiranë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Partneriteti strategjik me SHBA, rruga drejt BE, rritja e rolit të Shqipërisë në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, siguria dhe paqja e rajonit tonë, forcimi i partneritetit në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për ne janë objektiva madhorë që mund të realizohen vetëm përkrah aleatëve tanë".

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'