Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka takuar sot sot ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.
Në një postim në rrjete sociale Spiropali bën me dije se shprehu angazhimin për të forcuar rolin e Kuvendit.
“Shpreha angazhimin tonë si qeveri dhe si shumicë për të forcuar rolin e Kuvendit si garanci për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ushtrimin e sovranitetit të popullit”, u shpreh ministrja, duke informuar mbi këtë takim.