Spiropali: Turp dhe neveri! Balla: Sali Berisha, koordinatori i dhunës

Spiropali: Turp dhe neveri! Balla: Sali Berisha, koordinatori i dhunës

Situata e tensionuar e krijuar sot në Kuvend nga opozita është komentuar nga deputetët socialistë jashtë dyerve të Kuvendit.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se pavarësisht rrëmujës, Kuvendi miratoi sot disa marrëveshje shumë të rëndësishme, siç ishte ajo me Kosovën për pensionet, apo marrëveshja me Italinë dhe BE.

Sipas tij, më 17 maj shqiptarët do të marrin lajmin e mirë për rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, edhe pse sipas tij, opozita tenton të bllokojë një proces të tillë, pasi ka frikë nga Reforma në Drejtësi.

"Sot është seanca e fundit para se më 17 Shqipëria të marrë rekomandimin e KE për hapjen e negociatave. Ky do jetë një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët. Procesi i Vettingut dhe Reforma në Drejtësi po ecin përpara. Dhuna sot në Parlament është shprehja e solidaritetit e politikanëve të korruptuar me gjyqtarët të korruptuar. Sot miratuam marrëveshje shumë të rëndësishme me Kosovën për pensionet. Është e turpshme që PD e LSI nuk votuan një marrëveshje kaq të rëndësishme. Kishim dhe marrëveshje shumë të rëndësishme me Italinë dhe BE. Kuvendi sot me gjithë pamjet e turpshme të servirura me buton nga koordinatori i dhunës, Berisha, që urdhëroi Monikën e Lulin të bënin dhunën e radhës, dhe sigurisht Monika vajzat e veta dhe Luli djemtë e tij, bënë punën e tyre. Ne jemi shumë të vendosur të vijojmë përpara. Jemi të bindur që të martën edhe pas pamjeve të sotme, ne do kemi lajm të mirë. Vajza dhe gra në Kuvend bënë akte të turpshme"

Taulant Balla

"Një grusht deputetësh, gra e burra, të frikësuar, të mbledhur rreth foltores së Kuvendit si në një mejhane për t’i ngulur thikën pas shpine Shqipërisë në moment vendimtar. Dua të theksoj turpin dhe neverinë që kemi ndjerë si gra të ulura aty për gjuhën jashtëzakonisht të turpshme dhe aktet edhe më të rënda të kryera nga disa vajza e gra të keqpërdorura nga PD e LSI. Vajzat  e gratë janë si ligjvënëse dhe jo për t’u keqpërdorur nga dy kryetar partisë që kanë probleme me drejtësinë. Qytetarët ta peshojnë situatën"

Elisa Spiropali, deputete e PS


Lajmi kryesor:

Miell, vezë dhe shishe uji, dy orë kaos dhe dhunë nga opozita në Kuvend/VIDEO+FOTO


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë