TIRANË- Deputetja e PS-së Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Kafe In” në Intv ka komentuar largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe një rikthim të mundshëm të Saimir Tahirit.
Sa i përket dorëheqjes së ministrit Xhafaj, Spiropali u shpreh se kolegu i saj iku nga detyra me nder pasi bëri një punë të mirë dhe me rezultate të dukshme.
Pyetjes se a i takon paraardhësit të Xhafajt, Saimir Tahirit rikthimi ndoshta jo në postin e ministrit por në PS, Spiropali tha se nuk i takonte asaj që të vendoste.
Nuk më takon mua ta vendos. Prokuroria dhe gjykata do vendosë. Nëse Tahirit i kanë rënë në qafë deri në këtë farë pike, atëhere i takon atij të vendosë çdo bëjë me karrierën e tij. S’më takon mua ta vendos për të.
Elisa Spiropali, deputete e PS-së