Spitali Amerikan: 24 h në gatishmëri
për pacientët gjatë sezonit vero

Spitali Amerikan: 24 h në gatishmëri<br />për pacientët gjatë sezonit vero
TIRANE - Edhe pse muaji gusht është periudhë lejesh për shumicën nga ne, Spitali Amerikan me stafin e specializuar mjekësor, me dy njësitë e tij në Tiranë, ka qenë dhe mbetet plotësisht i përgatitur për të përballuar të gjitha llojet e urgjencave dhe traumave për pacientët.

Në gatishmëri edhe gjatë këtij sezoni veror me ditë të nxehta dhe temperatura që shënojnë mbi 35 Gradë, Spitali Amerikan mundëson për të gjithë qytetarët trajtim të specializuar dhe të shpejtë në kohë falë stafit mjekësor ndër më të mirët në vend.

Sipas Dr. Blerim Saraçit, shefi i Departamentit të Urgjencës në Spitalin Amerikan, ajo që e dallon shërbimin e urgjencës dhe traumave në këtë spital është trajtimi profesional dhe modern i shumë patologjive me të cilat paraqiten pacientët; si traumat nga aksidentet automobilistike apo traumat e tjera që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale ortopedike, rastet kardiologjike-infarktet apo edhe rastet në pediatri.

Kirurgu ortoped Dr. Onder Delialoglu shprehet se Spitali Amerikan disponon teknologjinë, kushtet dhe mbi të gjitha ka një staf të specializuar të Qendrës së Traumës. "Spitali Amerikan 1 dhe 2 në Tiranë kanë kapacitetet e duhura për të pritur jo vetëm trauma ortopedike, ;por edhe ato nueurokirugjike. Gjatë verës është shënuar një fluks i pacientëvë traumatikë si pasojë e aksidenteteve në pishinë, ato automobilistike apo edhe lëndime sportive."- thotë Delialoglu

Spitali Amerikan vijon normalisht me kapacitetet e duhura dhe asistimin e ekipit të specializuar mjekësor, t’u shërbejë pacientëve në emergjenca, si edhe trajtime të mëtejshme të specializuara.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve