Apelit për ndihmë të Report Tv, ndaj 36-vjeçares Ina Balla, nënë e dy fëmijëve e cila vuan nga kanceri i gjirit, i është përgjigjur Spitali Amerikan në Tiranë.
Ina Balla do të mund të kryejë analizën speciale pas kimioterapisë në Spitalin Amerikan i cili është spitali i parë privat që ofrohet për t’i ardhur në ndihmë 36-vjeçares.
Ajo vuan prej disa vitesh nga kanceri i gjirit por pa mundur të ndjekë kurat rregullisht për shkak të vështirësive financiare.
Shpresojmë dhe urojmë që nëna e dy vajzave të vogla të shërohet sa më shpejt.
Report TV u bën apel të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribojnë, e ta kontaktojne drejtpersedrejti për të ndihmuar jo vetëm atë, por edhe dy vajzat e saj ne kete numer kontakti dhe llogarie bankare AL70206110040000100574353001 Tirana Bank.
Dhe numri i telefonit 0693575584
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com