Spitali amerikan kryen transplantin
e parë të mëlçisë tek një 3 vjeça

Spitali amerikan kryen transplantin<br />e parë të mëlçisë tek një 3 vjeça
TIRANE- Për herë të parë në Shqipëri është realizuar transplanti i mëlçisë aq më tepër në një fëmijë tre vjeç. Transplanti është realizuar në spitalin Amerikan, i pari dhe më i madhi institucion shëndetësor në vend.

Mjekët e këtij spitali realizuan me sukses, për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë në një fëmijë tre vjeç. Pacienti dhe nëna e tij, dhuruese e një pjese të organit të mëlçisë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Operacioni është kryer të hënën më 28 Janar 2013 nga një ekipi i specializuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Amerikan. Kjo ka qenë një sfidë dhe më e vështirë pasi ky transplant u krye tek një fëmijë 3 vjeçar.

Arritja e madhe në fushën e mjekësisë , i solli fatin e shumë dëshiruar djalit tre vjeçar Mikele Janji, i lindur me atrezi biliare dhe si rrjedhojë me mëlçi tërësisht të dëmtuar, të jetojë në vazhdim si gjithë moshatarët e tij.

Ekipi i përbërë nga profesorë dhe mjekë të Spitalit Amerikan kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale të transplantit të mëlçisë. Kjo ndërhyrje, e para e këtij lloji jo vetëm në mjekësinë shqiptare, e cila zgjati përreth 10 orë, doli me sukses dhe tashmë pritet vetëm reagimi i fëmijës ndaj transplantit.
Sipas mjekëve të Spitalit Amerikan, Mikele dhe nëna e tij, dhuruese, e një pjese të organit të mëlçisë,janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë përballuar së bashku, me sukses këtë ndërhyrje.\

Por ende ka shumë për të bërë pasi ndjekja dhe terapia post operative është po aq e rëndësishme sa operacioni. Mikele do të trajtohet në reanimacion në një kujdes intensiv të mjekëve dhe infermierëve të spitalit. Shpenzimet e kësaj ndërhyrje janë donuar nga biznesmeni Kadri Morina.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi