Spitali Amerikan: Qendra jonë e
Fertilitetit - zgjedhja e duhur!

Spitali Amerikan: Qendra jonë e<br />Fertilitetit - zgjedhja e duhur!
Spitali Amerikan prej disa vitesh ka rikthyer shpresat për çiftet që kanë ëndërruar të kenë fëmijë. Ekipi i talentuar i Qendrës së Fertilitetit së Spitalit Amerikan ka shënuar histori suksesi ndër vite në trajtimin e rasteve deri më parë të pamundura.
Prof. Dr. Namik Kemal Duru dhe Dr. Abdullah Levent Kansiz janë tashmë pjesë e ekipit të specializuar të mjekëve të Departamentit të Gjinekologji – IVF në Spitalin Amerikan.

Të cilësuar si mjekët më të njohur në Turqi, ish profesorë të Universitetit Ushtarak të Mjekësisë “ Gulhane” ( GATA), një nga universitetet më të mira në Ankara, Turqi, dhe e cilësuar si shkolla e Natos, sjellin në Spitalin Amerikan përvojën dhe metodat më të fundit në fushën e Gjinekologjisë dhe IVF. 

Profesori turk Namik Duru u shpreh se të paturit e një fëmije nuk mjafton, pasi për një çift është shumë e rëndësishme për të lindur një fëmijë të shëndetshëm.
Prof. Duru shprehet i kënaqur që falë ekipit të tij të talentuar dhe aparaturave moderne të Spitalit Amerikan, çdo cift mund të ketë fëmijën në kohën që ai do, nëse i beson punës së ekipit të Spitalit Amerikan.

“ Fuqia e suksesit tonë është 65% për femrat në moshat 30 %, dhe kjo % është ndër më te lartat në botë. Për pacientët femra të moshës mbi 40 vjeç, fuqia e suksesit është mbi 46 %; ky rezultat është shumë i mirë, ndër përqindjet më të larta në Evropë.
“ Përqindja e shtatzënive që përfundojnë 9 mujorin pas Fertilizimit Invitro, tek ne është 80 %. Shëndeti i pacientes femër tek ne është shumë i rëndësishëm dhe para se të nisin procesin ajo i nënshtrohet një seti analizash për të kompletuar informacionin që na nevojitet. Ne nuk punojmë si një repart fabrike ku riprodhimi është në seri, por ne i përshtasim analizat në varësi të nevojave të çdo cifti, duke i personalizuar veprimet tona. Ne e përshtasim punën sipas nevojave të pacientit, përmes kësaj ne jemi në gjendje që përpara transfertës së embrioneve të gjejmë përbërjen gjenetike të embrionit. Kjo është e rëndësishme pasi ne këtë mënyrë kemi edhe mundësi të shmangim edhe transmetimin e sëmundjeve gjenetike.

Qendra e Gruas dhe Fertilitetit e Spitalit Amerikan ofron një gamë shumë të gjerë dhe komplete shërbimesh, për sa i përket shëndetit të gruas. Kemi jo vetëm ekipin e duhur dhe mjekët më të mirë, por edhe mundësitë fizike dhe aparaturat më të avancuara. Nga shtatzënia në lindje, nga Check Up-i gjinekologjik në problemet e fertilitetit, nga problemet e thjeshta gjinekologjike në kancerin e qafës së mitrës”.
Por gama e shërbimeve që ofron Qendra e Gruas dhe Fertilitetit pranë SA është e gjërë. Përveç lindjes çdo grua mund të trajtojë patologji të ndryshme, të kryejë ekzaminime për të parandaluar sëmundje të rënda, si kanceri i qafës i mitrës.

“Ne bëjmë shumë papteste. Ato janë mjaft të rëndësishme për parandalimin dhe depistimin para kohe të kancerit të qafës së mitrës. Me ndërhyrjet mini invazive jemi në gjendje të trajtojmë format e hershme të kancerit të qafës së mitrës ose të gjendjeve të tilla që predispozojnë një kancer të qafës. Ka patur raste qe kemi indentifikuar sëmundje të rrezikshme për bashkëshortin përveç infertilitetit, gjithashtu ne trajtojmë edhe çrregullimet seksuale edhe tek meshkujt dhe pacientet janë ndjerë më të kënaqur e të lumtur.

Përveç Tiranës, Departamenti i Gjinekologjisë është hapur edhe në degët e SA Fier, Durrës dhe së fundmi prej më shumë se një viti në Prishtinë.

Me risitë e trajtimeve gjinekologjike, deri dje të ofruara jashtë vendit, Spitali Amerikan është sot mundësia unike për t’ju gëzuar jetës.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj