TIRANE - Mjaft femra do të kishin ndaluar së luftuari për të patur një shtatzëni shumë më përpara. Por megjithëse në këtë moshë, ajo nuk u dorëzua asnjëherë.

Me këmbënguljen e saj, me gjithë mbështetjen e ekipit të mjekëve të Spitalit Amerikan si dhe nën kujdesin e veçantë të Dr. Elton Peçit shtatzënia e saj përfundoi me sukses.

Ajo sot është një nënë e re, por mbi të gjitha është nëna e parë në moshën 56-vjeçare në Shqipëri. Ekipi i mjekëve obstetër - gjinekologë të Spitalit Amerikan, kryesuar nga Prof. Dr. Hakan Satiroglu, vazhdimisht kanë punuar në arritjen e rekordeve të tilla, të cilat deri para pak vitesh as nuk mund të imagjinoheshin.

N.K ka lindur vajzën e saj të parë në 13 maj 2013 në Spitalin Amerikan. Mjeku Elton Peçi, shprehet: “ Kjo është dicka që realizohet vetëm përmes teknikave artificiale të riprodhimit, ose më qartë me anë të Fertilizimit In Vitro”. Sipas mjekut, kjo shtatzëni e finalizuar me sukses është një rekord që është arritur në vendin tonë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)