Spitali Amerikan risi në anestezi 
 për ndërhyrjet kardiovaskulare

Spitali Amerikan risi në anestezi <br /> për ndërhyrjet kardiovaskulare
Pacientët të cilët kanë probleme kardiovaskulare do i nënshtrohen operacionit tashmë nuk kanë më nevojë që të kryejnë ndërhyrje me anestezi të përgjithshme. Spitali amerikan prej dy muajsh aplikon anestezinë e pjesshme, duke i bërë të mundur gjithë pacientëve që të ndjekin procesin e ndërhyrjes kirurgjikale pa dhimbje.

Për të gjithë pacientët të cilët kanë probleme në zemër e duhet ti nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale, tashmë Spitali Amerikan sjell një risi në fushën e operacioneve përmes anestezisë lokaleanestezia e pjesshme në ndërhyrjet kirurgjikale të zemrës është aplikuar për herë të parë nga Spitali Amerikan duke u ofruar pacientëve një sërë përfitimesh. Mjeku kirurg torakal Arben Kojqiqi sqaron se kjo është një formë e re e ndërhyrjeve e cila sjell shërbimin më të mirë për pacientët duke u mundësuar atyre edhe daljen sa më shpejt nga ambientet e spitalit.

Ndërkohë ashefi i anestezisë në spitalin Amerikan Gentian Huti shprehet se kjo risi është aplikuar më sukses në 7 raste të ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër dhe të gjithë pacientët brenda 7 ditësh kanë lënë spitalin në një gjendje shume të mirë shëndetësore.

Përmes anestezisë së pjesshme pacienti mund të ndjekë të gjithë procesin e ndërhyrjes pa ndierë dhimbje. Anestezia e pjesshme është risia e fundit që vjen në Shqipëri përmes Spitalit Amerikan, i cili ashtu sikundër gjithmonë garanton shërbim cilësor si dhe mundësinë më të mirë për kurimin e sëmundjeve të të gjitha llojeve.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje