Spitali Amerikan shton shërbimet
“blindon” neurokirurgjinë

Spitali Amerikan shton shërbimet<br />“blindon” neurokirurgjinë
TIRANE- Spitali Amerikan hedh një hap të madh cilësor, në gamën e shërbimeve që ofron në Neurokirugji.
 
Prof. Dr. Ethem Beskonakli, neurokirurg mjaft i njohur dhe drejtor i departamentit të neurokirurgjisë në spitalin e Ankarasë si dhe dr. Ibrahim Baris Saygili, mjek në spitalin shtetëror Sirnak, me një eksperiencë prej mëse 28 vjetësh dhe me një rekord suksesesh të arritura në fushën e neurokirurgjisë, i janë bashkuar tashmë ekipit të departamentit të neurokirurgjisë në spitalin amerikan, duke sjellë risi në trajtimin e të gjithë patologjive, nga më e thjeshta deri tek ato më të komplikuarat.
 
“Pjesa e neurokirurgjisë kupton ndërhyrje dhe trajtime ne pjesën e nervave dhe të trurit. që përfshin hemorragjinë cerebrale, trauma të lëngut të shtyllës kurrizore apo shtypje të palcës kurrizore. Përveç këtyre mund të veçojmë trajtimet për hernien diskale apo shtypja e nervave në pjesën e kolonës vertebrale, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale të cilat realizohen duke përdorur teknologjinë më të fundit. Në spitalin amerikan falë mundësive teknologjike të larta, për tumoret në kokë dhe hemorragjinë cerebrale nëpërmjet neuronavigatorit mund të shkojmë tek qelizat e dëmtuara, pa shkaktuar dëme të tjera kirurgjikale”, tha Prof. Dr. Ethem Beskonakli, drejtor i departamentit të Neurokirurgjisë në spitalin e Ankarasë.
 
Falë kësaj skuadre ekselence të mjekëve, tashmë pacientët shqiptarë nuk kanë përse udhëtojnë në spitalet jashtë Shqipërisë për të marrë shërbimet në fushën e neurokirurgjisë.
 
“Spitali amerikan nga ana teknologjike na jep shumë mundësi që të bëjmë ndërhyrje nga më të komplikuarat. Është edhe mundësi tjetër që njihet si trajtimi i dhimbjeve, që do të thotë që për dhimbjen e kolonës, e shpinës të pjesës së mesit apo për dhimbjen e këmbës të trajtohet pacienti pa përdorur anestezi duke përdorur metodën e epiduroskopise dhe endoskopise. Për të gjitha këto ndërhyrje pacientët mund të marrin shërbimin tashmë te Spitali amerikan”, tha Dr. Ibrahim Baris Saygili, mjek në spitalin shtetëror Sirnak.
 
Departamenti i Neurokirurgjisë në spitalin Amerikan, është i vetmi në vend me ekipin e mjekëve profesionistë dhe të afirmuar, si dhe aparaturat më moderne. Njësia e neurokirurgjisë i ofron pacientit një rrugë diagnostikimi dhe terapeutike të plotë për neurokirurgjinë spinale dhe të sistemit nervor periferik. Të gjitha ndërhyrjet realizohen sipas teknikave kirurgjike më të azhornuara mini dhe mikro-invasive, duke lejuar një hospitalizim të shkurtër dhe një pakësim të dhimbjeve peri dhe post-operatore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'