Spitali Amerikan sjell për herë të
parë “Shërbimi Mjekësor në Shtëpi” 

Spitali Amerikan sjell për herë të<br />parë “Shërbimi Mjekësor në Shtëpi” 
TIRANE - Për herë të parë, Spitali Amerikan mundëson dhe sjell për pacientët “Shërbimin Mjekësor në Shtëpi”. Me stafin e mjekëve profesionistë, teknologjinë dhe aparaturat më moderne, Spitali Amerikan ju ofron trajtim të specializuar, rehabilitim dhe kujdesin për shëndetin tuaj në kohë dhe me profesionalizëm.

Kujdesi në shtëpi është përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si "aftësia për të ofruar në shtëpinë e pacientit ato shërbime dhe mjete që kontribuojnë në ruajtjen e nivelit më të lartë të mirëqenies, shëndetit dhe funksionit jetik ."

Shërbimi Mjekësor në Shtëpi është një grup i koordinuar i veprimtarisë shëndetësore, me ndërhyrjet e duhura drejtuar mirëqënies sociale, shëndetit, rehabilitimit dhe për të ndihmuar personin e sëmurë në shtëpi.

Çfarë kuptojmë me “Shërbim Mjekësor në Shtëpi”?

• Sigurimin e kujdesit social dhe shëndetësor për pacientët të cilët i plotësojnë kushtet të përfshihen në “Shërbimin Mjekësor në Shtëpi” dhe dëshirojnë të vazhdojnë trajtimin në shtëpi;
• Shmangie të shtrimeve të papërshtatshme;
• Dalje nga spitali duke ruajtur vazhdimësinë e kurës;
• Aplikimin e metodave që kanë për qëllim shërimin, ri-integrimin, autonominë e pacientit;
• Reduktimin e qëndrimit në spital dhe përshtatjen me lehtësi me rregjimin në shtëpi;
 

Ekipi i mjekëve të “Shërbimit Mjekësor në Shtëpi” në Spitalin Amerikan mundëson për pacientët:
 
- Ndërhyrjet komplekse terapeutike: terapi infuzion, menaxhimin e dhimbjeve, të ushqyerit artificial, terapi me injeksione endovenoze.
- Situatat që lidhen me menaxhimin e kujdesit të stomive: Urostomies, tub nasogastric, PEG, Tracheostomi.
- Situatat e rrezikut të infektimit: prezenca e rrugëve intravaskulare ( kateter venoz qendror dhe periferike), kateter urinar të përhershëm, lezione të lëkurës ( plagët kirurgjikale, lezione neuropatike dhe të enëve të gjakut, djegiet, dekubituse ).
- Situatat me rrezik të lartë për shfaqjen e plagëve nga presioni ( dekubituse ). Situatat e rrezikut të sindromës nga imobilizimin.
- Situatat e mungesës së informacionit nga i sëmuri dhe familja e tij
- Ndërhyrjet për edukimin për zbatimin korrekt të indikacionet terapeutike dhe farmakologjike që i janë besuar familjarëve
- Vendosje e rruges venose periferike dhe administrimin e flebos
- Administrimin e medikamenteve intravenoze
- Vendosja e një kateteri urinar permanent
- Klizmë
- Aspirimin e sekrecioneve nga rrugët e sipërme respiratore
- Pozicionimin e SNG për ushqimin
- Përgatitja dhe aplikimi i ushqimit që do të merret nga SNG
- Kontroll i drenazheve
- Mjekime të thjeshta
- Inspektimet e parandalimit të plagëve nga dekubitusi
- Kujdesi higjienik
- Transporti i asistuar i pacientit me ambulancë

 
“Shërbimi Mjekësor në Shtëpi” në Spitalin Amerikan siguron objektivat dhe përgjegjësitë dhe përcakton mjetet dhe burimet e nevojshme për arritjen e kujdesit shëndetësor.

Kujdesi në shtëpi përfshin lloje të ndryshme të ndihmës që janë të ndarë në nivele të ndryshme, të larmishëm në bazë të intensitetit të tyre më të madh apo më të vogël të kujdesit, të numrit dhe kompetencë specifike profesionale të operatorëve të përfshirë, në profilin e personit të cilit i është drejtuar. 

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët