Spitali Amerikan, stafi i urgjencës 
trajnim me mjekë gjermanë

Spitali Amerikan, stafi i urgjencës <br />trajnim me mjekë gjermanë
TIRANË - Spitali Amerikan do të ofrojë një shërbim akoma më të specializuar në sektorin e tij të urgjencës, falë trajnimit të stafit nga mjekë gjermanë.
Kështu mjekët e urgjencës së spitalit amerikan do të ofrojnë një shërbim të specializuar për menaxhimin e emergjencave kardike, atyre respiratore por edhe një kujdes profesional për traumat e pësuara nga aksidentet.

Trajnimi udhëhiqet nga mjekë specialistë të departamentit të Urgjencës së spitalit të Hamburgut në Gjermani.
 
“Do të ofrojë përmirësimin e aspekteve praktike të mjekëve të rinj në spital, një praktikë që bëhet shpesh në Gjermani. Jemi munduar ta koncentrojmë brenda 4 ditëve praktikën, ku fillimisht në mëngjes do të bëjmë teorinë dhe më pas do të nisim me praktikën, duke përdorur manekinë. Më duhet të theksoj se nuk është e rëndësishme që të trajnohen veçse mjekët. Ne jemi këtu për të trajnuar edhe infermierët dhe ndihmësmjekët apo mjekët e urgjencës, kjo pasi një mjek i vetëm në urgjencë nuk mund të bëjë thuajse asgjë, nëse nuk punon në grup.”-tha Norbert Jaeger, Shef i sektorit të emergjencës, Këln.
 
 “Urgjenca është mjaft e rëndësishme, pasi është takimi i parë me pacientin dhe ajo që do të përcaktojë prognozën e tij ose të saj... prandaj, një menaxhim sa më i mirë i urgjencës bëhet përcaktues për një ecuri të mirë të pacientit dhe gjendjes së tij shëndetësore.”-tha Erol Cavus, mjek anestezist.
 
 
“Urgjenca është njëra ndër aspektet qe ne nuk mund të mos e shohim si më pak të rëndësishme sepse ajo është e rëndësishme për shëndetin e pacientit... jemi në praninë e disa specialistëve të shquar dhe trajnues shumë të mirë, për të shtuar aftësitë e ekipit tonë, pasi pacientët e meritojnë një shërbim më të mirë.”- u shpreh Kenan Bajrakci, shef i urgjencës dhe traumës në spitalin amerikan.
 
Urgjenca e spitalit amerikan ka qenë dhe ka mbetur një derë që trokitet nga shumë qytetarë të vendit, dhe pranon rreth 700 urgjenca në muaj. Urgjenca e spitalit amerikan në bashkëpunim me një sërë shërbimesh të tjera si terapia intensive, salla e hemodinamikës, laboratorët dhe imazherinë e avancuar ofrojnë një shërbim profesional dhe efektiv 24 orësh në 7 ditë të javës.
 
Në ditën e katërt të trajnimit , pasi disa orësh intensive në teori, mjekët e urgjencës improvizuan një rast urgjence në terren. Gjithçka e mësuar në teori, nga marrja e sinjalizimit për një aksident, tek nisja e ambulancës, dhe më pas deri tek dhënia e ndihmës së shpejt, mjekët e urgjencës finalizuan trajnimin e tyre me sukses.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët