Spitali Amerikan transplant falas
Pacientët përfitojnë nga siguracionet

Spitali Amerikan transplant falas<br />Pacientët përfitojnë nga siguracionet
TIRANË - Spitali Amerikan tashmë është spitali i të gjitha trajtimeve, ditën e sotme  Ministri Beqaj vizitoi pacientët që realizuan transplantin e veshkave në këtë spital.

7 pacientët e parë që kanë kryer transplantin e veshkës në spitalin Amerikan pa asnjë kosto, duke përfituar kështu nga paketat e shëndetësisë të financuara 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Veshka është dhuruar nga familjarët e pacientëve, të cilët që të gjithë gëzojnë shëndet të mirë falë trajtimit të specializuar të ofruar nga mjekët e Spitalit Amerikan.

Ketë të premte ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vizitoj katër pacientë në Spitalin Amerikan, të cilët kanë kryer ndërhyrje katër ditë më parë, më 30 dhjetor.
“Këto janë rastet e para të transplanteve me financim te plotë nga Fondi pa asnjë pagesë shtesë nga pacientët dhe ne do të vijojmë financimin edhe gjatë këtij viti.”- tha Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë.

“Do të vijojmë gjithashtu edhe me ofrimin e paketave te tjera të dializës, kardiologjisë, kardiokirurgjisë, etj., si pjesë e realizimit të dhjetë paketave të shërbimeve shëndetësore pa pagesë të financuara nga Fondi”- tha Astrit Beci, drejtor i FSDKSH.

Gjithashtu, edhe Dr. Klodian Allajbeu, Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, duke falënderuar autoritet e sistemit të kujdesit shëndetësor, tha midis të tjerash se tashmë është realitet financimi i shumëpritur i paketave shëndetësore 100% nga Fondi për kurimin e pacientëve shqiptarë edhe në spitalet jopublike.

Për herë të parë në Shqipëri transplanti i veshkave është kryer në Spitalin Amerikan, ku tashmë ky spital është kthyer në spitalin e të gjitha trajtimeve të problemeve shëndetësore.

Transplanti i veshkës ka filluar të kryhet falas edhe ne spitalet private prej muajit dhjetor të 2014 ku u bën aktive paketat e shëndetësisë.
 
Me 22 maj të vitit të kaluar Këshilli i Ministrave miratoi dhjetë paketat e shëndetësisë, ku Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor mbulon 100 % të gjitha shpenzimet për pacientët, nder të cilët përfituan edhe pacientet e hemodializës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore