Spitali Amerikan transplant korneas
në sy 19-vjeçarit, i rikthehet shikimi

Spitali Amerikan transplant korneas<br />në sy 19-vjeçarit, i rikthehet shikimi
TIRANE- Spitali Amerikan, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, kanë bashkëpunuar për t’i ardhur në ndihmë djaloshit 19-vjeçar Sebastian Sinomati, nga Qendra e Zhvillimit për personat me aftësi të kufizuar, Vlorë.
 
I kontaktuar nëpërmjet një letre nga drejtori i këtij institucioni në Vlorë, Viktor Lami, në lidhje me shqetësimin për shëndetin e Sebastianit; Veliaj i është drejtuar dhe i ka besuar Spitalit Amerikan për realizimin e kësaj kirurgjie të veçantë, transplantin e korneas.
 
Sebastian Sinomati, i diagnostikuar me një sëmundje gjenetike të quajtur neurofibromatozë, një sëmundje e rrallë tumorale, e cila i kishte dëmtuar totalisht shikimin në syrin e djathtë, iu nënshtrua para një javë në Spitalin Amerikan, ndërhyrjes së transplantit të kornesë në njërin sy. Nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e kirurges oftalmologe Dr. Teuta Haveri dhe stafit të specializuar të okulistikës, transplanti i kornesë është realizuar me sukses, duke i rikthyer shikimin pacientit.
 
Në Spitalin Amerikan që prej vitit 2009 e deri më tani janë realizuar me sukses 30 raste transplantesh të korneas. Në stadet e avancuara të keratokonusit, kur kornea është gati në perforacion (çarje) transplanti i kornese është e vetmja metodë që mund të shpëtojë syrin.
spitali amerikan transplant
spitali amerikan transplant
spitali amerikan transplant

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti