Spitali Europian, metodë mini invazive
në operacionet e zemrës

Spitali Europian, metodë mini invazive<br />në operacionet e zemrës
Spitali Europian në Tiranë është pjesë e rrjetit GVM Care and Research, një rrjet italian por edhe europian me më shumë se 30 spitale në Evropë.

Shefi i Kardiokirurgjisë Salvatore Lentini thekson se cilat janë fushat e aplikimit të metodave të reja mini invazive.

spitali europian

"Spitali Europian është specializuar me në trajtimin e patologjive të zemrës dhe të patologjive vaskulare si dhe për kardiokururgjinë. Vitet e fundit spitali Europian është specializuar edhe më tepër në teknika të reja të tipit mini-invazive, në mënyrë të tillë që ti shkaktohet pacientit sa më pak stres. " 

Lentini shpegon në detaje këto metoda të reja të aplikuara në Spitalin Europian:

Grupi është duke u specializuar pikërisht në trajtimin mini-invaziv. Ne aktuliasht jemi duke trajtuar pacientë të vjetër në moshë, të cilët janë më të ekpozuar ndaj rrezikut të patologjive dhe për të trajtuar këta pacientë, duhet tu përçojmë sa më pak stres që është e mundur. Për këtë arsye përpiqemi të bëjmë ndërhyrje sa më të vogla si psh zëvendësimi i valvulës aortale me një ndërhyrje shumë të vogël me rreth 6 cm, në mënyrë që të mos përçojmë stres tek pacienti i moshuar. Gjithashtu në ditët e sotme përpiqemi t ëeliminojnë tërësisht ndërhyrjen kirurgjikale, duke vendosur tek pacientët e moshuar dhe me më tepër rrezikshmëri kirurgjikale, të disa valvulave biologjike të cilat vendosen nëpërmjet një katateri që kalon nga arteria e femurit dhe më pas arrin deri në zemër dhe lëshohet në këtë mënyrë kjo protezë e re, kështu pacienti mund të shkoj në shtëpi pas vetëm disa ditësh. Kemi nisur ta aplikojmë diçka të tillë në me ndërhyrje të vogla duke riparuar kështu valvulën mitrale.

spitali europian

Ndërhyrje të tilla kanë nisur në spitalin të aplikohen në Spitalin Europian me anë ndërhyrje të vogla duke riparuar valvulën mitrale.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët