Spitali i Delvinës e Sarandës,Min.
e Shëndetësisë: PD investoi 0 lekë 

Spitali i Delvinës e Sarandës,Min.<br />e Shëndetësisë: PD investoi 0 lekë 
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot pas deklaratës së Partisë Demokratike mbi situatën në të cilën ndodhet spitali i Sarandës dhe ai i Delvinës, duke u shprehur se Partia Demokratike investoi 0 lekë në godinat respektive, por se tanimë shëndetësia falas është në drejtimin e duhur, falë masave të marra edhe nga qeveria.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në fund të vitit 2016 në spitalin e qytetit bregdetar do të investojë 229 milion lekë, ndërkohë që gjendjen e rënduar të godinave në mbarë vendin nuk mund ta ndryshojë sa hap e mbyll sytë, pas situatës skandaloze që u trashëgua nga qeverisja e kaluar.

Ajo rendit edhe reformat e bëra në këto vite, me synim përmirësimin e shërbimit shëdnetësor për gjithë popullatën.

Ja deklarata e plotë e Ministrisësë Shëndetësisë
Deri në fund të 2016, Rilindja investon 229 milionë lekë në spitalin e qytetit bregdetar
Në përgjigje të deklaratës së Deputetes së Partisë Demokratike, znj. Liliana Elmazi, lidhur me gjendjen në spitalet e Sarandës dhe të Delvinës, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sqarojë opinionin publik se është e vertetë që gjendja e spitaleve sot në vend nuk është ajo që do të dëshironim të ishte, pavarësisht përpjekjeve, mundit dhe përkushtimit tonë, dhe se sigurisht, mbetet ende shumë për të bërë.
Situata mjerane që trashëguam nga keqmenaxhimi dhe keqqeverisja për 20 e kusur vjet me rradhë, nuk mund të zhbëhen sa hap e mbyll sytë në vetëm dy vjet.
Gjithashtu, jemi të vetëdijshëm për pengesat e shumta dhe kundërvënien e egër kundër reformës dhe përpjekjes që kemi ndërmarrë për shndërrimin rrënjësor të sistemit të kujdesit shëndetësor, duke abuzuar dhe duke spekuluar me kostot e me dhimbjet e reformave, dhe me mundimet, që në rrugën e reformave janë të pashmangshme.
Por, sigurisht, JEMI NË RRUGËN E DUHUR!
Në vetëm 2 vjet e gjysëm, kemi arritur që duke filluar nga ky vit, mjekun e familjes ta vëmë në dispozicion të njerëzve, pa pagesë. Pra, edhe shërbimi i mjekut të familjes është sot FALAS. Dhe padyshim, që duke ecur vendosmërisht deri në fund të këtij procesi, edhe shërbimi në spitale do të jetë FALAS.
Nëpërmjet chek-up-it po krijojmë një bazë të rëndësishme të dhënash dixhitale për gjendjen shëndetësore të gjithsecilit në grupmoshën 40-65 vjeç, dhe duke bërë këtë kontroll shëndetësor FALAS, ju kursejmë qytetarëve 51 mijë lekë.
Po ashtu, prej 1 Shkurtit, në shërbimin tonë Parësor, Ambulator dhe atë Spitalor, ka një ulje të ndjeshme nga 4-6, e deri në 10 herë të tarifave të ekzaminimeve shëndetësore, duke ofruar më tepër mundësi për të marrë një shërbim shumë më të lirë sot, edhe duke ecur vendosmërisht në rrugën e ndërtimit të një sistemi shëndetësor me Mbulim Universal, ku nuk ka rëndësi nëse je i varfër, apo je i pasur, nëse ke apo s’ke lekë, shërbimin shëndetësor e merr njësoj, me të njëjtin dinjitet.
Ndërkohë, ajo çfarë kemi bërë në këto dy vjet e gjysëm për maternitetet, është lehtësisht e prekshme dhe e verifikueshme për këdo.
 
Në vitin 2014,
 
- Vendosëm 10 inkubatorë të rinj në dy maternitetet e Tiranës;
 
- Përfunduam rikonstruksionin SUOGJ "Koço Gliozheni" në vlerën 350 mijë USD;
 
- Vendosëm pajisje të reja në laboratorin e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”;
 
- Vumë në funksionim kabinetin e ri të fertilizimit in-vitro në SUOGJ “Koço Gliozheni”.
 

Në vitin 2015,
 
- Vumë në funksionim ECHO-n e parë 4D (4-dimensionale) në Qendrën e Shëndetit të Gruas të SUOGJ "Mbretëresha Geraldinë";
 
Te ky institucion, u kryen gjithsej 250 mijë dollarë investime, përfshirë 6 inkubatorët e rinj në shërbimin e neonatologjisë, laboratorët, sallat e kirurgjisë obsetrike dhe reanimacionin, si dhe ECHO-n e re dhe kabinetin e imazherisë.
 

Ndërkohë, në vitin 2016,
 
- Eshtë në proces dhe do të përfundojë dhe vihet në shfrytëzim rikonstruksioni i maternitetit të Gjirokastrës për t’i shërbyer rreth 800 lindjeve në vit. Vlera e përgjithshme investimit (rikonstruksion dhe pajisje) është rreth 149 milionë lekë.  Në 2016 do të investohen rreth 49 milionë lekë;
 
- Vijon zbatimi i investimit për ndërtimin e maternitetit të ri, shtesë 2 kate dhe rikonstruksion i repartit kirurgji dhe patologji në spitalin e Sarandës me një vlerë totale prej rreth 229 milionë lekë, nga të cilat 100 milionë lekë do të investohen në vitin 2016.
 
Pra, JEMI QARTËSISHT NË RRUGËN E DUHUR!
 Së fundi, Partia Demokratike dhe zëdhënësit e saj bëjnë shumë mirë që sjellin në vëmendje të opinionit publik problemet dhe sfidat me të cilat ndeshet shëndetësia shqiptare.
Por, do të ishte e udhës, gjithashtu, që bashkë me aktin e denoncimit, të merrnin përsipër përpara shqiptarëve edhe përgjegjësinë për gjendjen e mjeruar në të cilën i kanë lënë për 20 e kusur vjet spitalet e vendit, dhe posaçërisht, spitalin dhe maternitetin e Sarandës, investimi i fundit në të cilin ka qenë në vitin 2004, ndërkohë që qeverisja e Partisë Demokratike investoi ZERO lekë për tetë vjet me rradhë në këtë institucion.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës